• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mali i Zi bëhet me qeveri të re, një shqiptar e asnjë serb

by Java News
29/11/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Malit të Zi konfirmoi me 41 vota, nga 81 deputetë, Dushko Markoviqin kryeministër të ri të këtij vendi. Markoviçin e mbështetën deputetët e DPS-it, SD-së, BS-së dhe Koalicioni i shqiptarëve “Shqiptarët vendosmërisht”. Vetë Markoviçi raportohet të mos jetë deklaruar.

Në qeverinë që do ta drejtojë Markoviç kanë mbetur vetëm dy ministra nga Qeveria e Gjukanoviç, ndërkaq në të nuk është përfshirë asnjë serb, ndërsa një shqiptar vazhdon të jetë në krye të Ministrisë për të Drejtat Njerëzore dhe të Pakicave, transmeton Koha.net.

Ministër i Mbrojtjes është zgjedhur Predrag Boshkoviq, ministri i deritashëm i Arsimit, ndihmësministra e deritashme e Ekonomisë, Dragica Sekuliq është bërë ministre e këtij resori, Darko Radunoviq ministër i Financave, ministër i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Tuirizmit është zgjedhur Pavle Radulloviq, ministër i Punëve të Brendshme – Mevludin Nuhoxhiq, Ministër i Administratës Publike të Ndërmarrjeve – Suzana Pribilloviq, e Shkencës dr. Sanja Damjanoviq, ministër i Punëve të Jashtme është zgjedhur Srgjan Darmanoviq, ish-ambasador i Malit të Zi në SHBA, ndërsa Aleksandar Pejoviq është zgjedhur ministër për Çështje Europiane.

Ministër i Sportit është zgjedhur vaterpolisti Nikolla Jankoviq, ndërsa i Kulturës Janko Lumoviq. Ministër i Bujqësisë është zgjedhur Millutin Simoviq, njëherësh edhe zëvendëskryeministër, sikurse edhe Zoran Pazhina, që ruan edhe postin e ministrit të Drejtësisë, zëvendëskryeministër tjetër për Zhvillim Rajonal është zgjedhur Rafet Husoviq, e ministresh pa portofol mbetet Marija Vuçinoviq, ministër i ri i Arsimit është zgjedhur Damir Sheoviq, kurse i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq, ministër i Transportit është zgjedhedhur Osman Nurkoviq, i Punës dhe i Kujdesit Social Kemal Purishiq.

Ministër për të Drejtat e Njerëzore dhe të Pakicave është zgjedhur Mehmet Zenka nga Koalicioni i shqiptarëve “Shqiptarët Vendosmërisht”.

Në kabinetin e ri qeveritar kanë mbetur vetëm dy nga ministrat e qeverisë që drejtohej nga Millo Gjukanoviq – Zoran Pazhin dhe Predrag Boshkoviq.

Në Qeverinë e Markoviqit nuk ka asnjë përfaqësues të serbëve. Markoviq mungesën e serbëve e ka arsyetuar me rrethanat politike, por është treguar i gatshëm të bëjë vend në qeveri për ata që janë të gatshëm për bashkëpunim, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Konfirmohen specifikat e Samsung Galaxy C7 Pro

Konfirmohen specifikat e Samsung Galaxy C7 Pro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In