• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mali i Zi/ Qeveria miratoi Marrëveshjen Themelore me kishën serbe, Abazoviç humb mbështetjen e shumicës

by Java News
08/07/2022 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar të premten Marrëveshjes Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Kryeministri Dritan Abazoviç deklaroi se kjo marrëveshje është miratuar pas më shumë se katër orë diskutimi.

Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë.

Me këtë, Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviç me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri.

Zëvendëskryeministri Rashko Konjeviç tha se qeveria e Dritan Abazoviçit po humbë kështu shumicën parlamentare që e ka mbështetur deri më tani.

Pas miratimit të këtij dokumenti, Marrëveshja Themelore do t’i dërgohet Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd, i cili gjithashtu duhet ta pranojë atë. Siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga patriarku Porfirije dhe kryeministri Abazoviç, për datën e nënshkrimit të Marrëveshjes në Mal të Zi do të arrihet marrëveshja nderkohë.

Më herët, disa nga partitë që janë në Qeveri ose e mbështesin atë në Parlament, kanë paralajmëruar nismën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në rast se Qeveria e pakicës së Abazoviçit e miraton Marrëveshjen Themelore.

Sipas Kushtetutës, Kuvendi mund të shkurtojë mandatin me propozimin e Presidentit të Shtetit, Qeverisë ose me propozimin e së paku 25 deputetëve.

Ndër kundërshtarët e nënshkrimit të tekstit aktual të Marrëveshjes janë Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviç, e cila nuk ka ministra në Qeveri, por i jep mbështetje parlamentare, SDP-ja, një pjesë e opozitës, shoqatat kombëtare malazeze, një pjesë e sektorit joqeveritar…

Ata konsiderojnë se Marrëveshja Themelore e vendos kishën serbe mbi shtetin e Malit të Zi dhe e përkthen trashëgiminë kulturore dhe fetare malazeze në atë serbe.

Nga sektori joqeveritar kanë vënë në dukje një sërë anomalish juridike, që nga fakti se disa dispozita janë në kundërshtim me rregulloret pozitive të Malit të Zi e deri te deklarimi se me këtë marrëveshje cenohet karakteri laik i shtetit, i garantuar me Kushtetutë.

Me gjithë kundërshtimin e një pjese të opinionit, i cili kërkon që marrëveshja të debatohet dhe teksti i saj të korrigjohet, kryeministri Abazoviq e zbatoi procedurën e miratimit për vetëm dhjetë ditë.

Fillimisht, ai formoi Grupin e punës për negociatat, i cili, me sa u informua publiku, pati vetëm një seancë, më pas shpalli tekstin e marrëveshjes së rënë dakord me Kishën Ortodokse Serbe dhe njoftoi miratimin e saj një ditë më vonë, gjatë një takimi me patriarkun në Beograd.

Marrëveshjes Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore./m.j

Next Post
U bashkua me “ustallarët”/ I vodhën portofolin në protestë, folësi i Berishës: O drogaxhinj, aty kisha dhe foton e babit tim të ndjerë

U bashkua me "ustallarët"/ I vodhën portofolin në protestë, folësi i Berishës: O drogaxhinj, aty kisha dhe foton e babit tim të ndjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com