• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mali i Zi/ Presidenti Gjukanoviç refuzon Llekiç si mandatar për krijimin e qeverisë: Vetëm zgjedhje të reja

by Java News
20/09/2022 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, tha se nuk mund të pranojë propozimin që Miodrag Llekiç të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re të këtij vendi, sepse, sipas tij, nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme.

Gjukanoviç, në të njëjtën kohë, propozoi shkurtimin e mandatit të përbërjes aktuale të Kuvendit të Malit të Zi, për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

“Nuk kam pasur përshtypjen se ekziston një shumicë e qartë për formimin e një qeverie, që do t’iu ofronte zgjidhje problemeve shumë të vështira në planin financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik”, tha Gjukanoviç.

Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, në gusht të vitit 2020 – Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe URA – ranë dakord të hënën vonë që Llekiç të jetë mandatar për përbërjen e Qeverisë së re. Por, ato nuk i dorëzuan nënshkrimet e 41 deputetëve – sa kanë bashkërisht në Kuvendin prej 81 ulësesh.

Gjukanoviç përmendi në mënyrë të veçantë aspektin e sigurisë, duke thënë se kriza aktuale në Evropë, e shkaktuar nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, ka implikime për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Gjukanoviç tha se në rrethana të tilla, propozimi për Llekiçin tregon “qëllimin për të blerë më shumë kohë në negociatat për ndarjen e portofoleve në Qeveri”, derisa shteti, në anën tjetër, “do të shembej edhe më shumë”.

Gjukanoviç tha se zgjidhja më optimale e kësaj situate politike është shkurtimi i mandatit të Kuvendit, që do të hapte mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mali i Zi është me Qeveri teknike qysh në fund të gushtit.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç u votua në Kuvend pasi Abazoviç nënshkroi një marrëveshje kontroverse me Kishën Ortodokse Serbe.

Abazoviç, udhëheqës i partisë pro-evropiane URA, ka marrë detyrën në fund të prillit.

Partia e tij bashkë me Frontin Demokratik dhe Demokratët kanë formuar një përbërje tjetër qeveritare pas zgjedhjeve të gushtit, 2020.

Por, partnerët e atij koalicioni janë prishur – për shkak të qëndrimeve të kundërta për disa çështje – gjë që ka çuar pastaj në zgjedhjen e Abazoviçit./REL/m.j

Next Post
Kapet çifti shqiptar në Itali/ Me “miell” të cilësisë së lartë në mjet dhe pasaporta suedeze

Kapet çifti shqiptar në Itali/ Me "miell” të cilësisë së lartë në mjet dhe pasaporta suedeze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“The making of Albanians”

Anomia 2026

October 23, 2026
Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

October 23, 2026
Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë

Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë

October 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 23 tetor 2026

October 23, 2026
Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

October 23, 2026
Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

October 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosi me armë zjarri të riun dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

October 23, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

October 23, 2026
Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

October 23, 2026
Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In