• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mali i Zi në NATO/ Ledi Shamku: Ja pse abstenova

by A R
24/06/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku ishte e vetmja që abstenoi dje në Parlament miratimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi. Marrëveshja u miratua me 109 vota pro, ndërsa deputetja Shamku ka sqaruar pas votimit se përse mbajti këtë qëndrim në seancë.

“Marrëdhënie model mes Shqipërisë dhe Malit të Zi?! Pa m’kallxoni shtetarët e mi, ku e shihni modelin? Te fjalori fyes? Te fakti që Shqiptarët e Shqipërisë dje u gjobitën nga Gjykata Malazeze me 230 euro për ‘fajin’ se po ktheheshin nga Franca duke kremtuar me flamur shqiptar në makinë, dhe sipas gjykatësit penal malazez paskan ‘shqetësuar’ turistët e Budvës? Te fakti që nuk kemi më asnjë ministër shqiptar në qeverinë malazeze? Ku e shihni modelin, o shtetarët e mi?”, – shkroi, pas Kuvendit, në rrjetin social, “Facebook”, deputetja Shamku.

Ratifikimi i protokollit u miratua dje, edhe në prani të kryeparlamentarit malazez Darko Pajoviç. Por në një prononcim edhe për “TCH” ajo sqaroi më tej votën abstenim duke deklaruar se “e drejta për të respektuar Kushtetutën, që më detyron mua të mbroj të drejtat e pakicave të mia jashtë kufijve është e drejtë themelore që duhet zbatuar. Aleanca e NATO-s ka kuptim nëse brenda kësaj aleance jemi vërtetë aleatë. Në rastin e Malit të Zi pyes veten se si do të shkojnë sup më sup një ushtar shqiptar nga Ulqini dhe një ushtar malazez, kur në Mal të Zi të drejtat e shqiptarëve shkelen”, – ka deklaruar Shamku.

Megjithatë, deputetja socialiste shpjegoi se nuk është kundër aderimit të Malit të Zi në NATO, por se duhet të respektohen të drejtat e shqiptarëve. Pas votimit te protokollit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke uruar vendin fqinj për këtë moment të rëndësishëm, nënvizoi se “shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë mikpritjen që Milo Gjukanoviç u dha shqiptarëve të dëbuar nga gjenocidi serbomadh në vitet 1998-99. Ndërsa njohjen e Kosovës, Mali i Zi e ka mirëpritur duke e votuar me unanimitet”, – tha Meta.

Nga ana tjetër, deputetja e PS-së, Arta Dade, njëherazi kryetare e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO kontribuon fuqishëm në stabilitetin e rajonit dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal. “Për çdo vend anëtar të NATO-s përmbushja e standardeve është një element i rëndësishëm në avancimin për anëtarësim në Bashkimin Europian”, – u shpreh ajo.

Ndërsa deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, njëherazi ish-ministër i Jashtëm, e konsideroi këtë moment një ngjarje historike për Malin e Zi, por dhe për gjithë rajonin. “Siguria e Ballkanit, – tha ai, “buron nga angazhimi i NATO-s në rajon. Gjithashtu”, – nënvizoi Bumçi, “anëtarësimi në NATO do të konsolidojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rolin e madh të tyre në stabilitetin e vendit fqinj”. Ky dokument i rëndësishëm i aleancës, i nënshkruar më 19 maj gjatë Ministerialit të Jashtëm të NATO-s, pritet të ratifikohet nga parlamentet e 28 vendeve anëtare dhe nga parlamenti malazez. Kjo do t’i hapte rrugën pranimit të Malit të Zi, si anëtari i 29-të i organizatës më të madhe ushtarake në botë./BW/a.m.

Next Post

Banka e Anglisë: Të gjitha masat e nevojshme për të qetësuar tregjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In