• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mali i Zi e bën fakt Demarkacionin, merr në kontroll territore nga Kosova

by A R
25/10/2017 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mali i Zi u hodh në veprim e po kontrollon në mënyrë të njëanshme 8.000 hektarët e territorit të Kosovës, që pretendohet t’i kenë kaluar fqinjit perëndimor nëpërmjet marrëveshjes së firmosur nga qeveria e kaluar. “Një dokument që nuk ka kaluar procedurat kushtetuese për të hyrë në fuqi”, shkruan “Koha Ditore”.

Sipas gazetës, dëshmitarë të zbatimit në praktikë të dokumentit, që nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare, janë edhe anëtarët e rinj të Komisionit shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror.

Një ditë më parë ata ishin në terren, në kuadër të procesit të verifikimit të vijës kufitare, ku kanë parë vet sesi autoritetet malazeze ushtrojnë kontroll mbi territorin që pretendohet se i takon Kosovës.

Raporti në shtypin vendas vjen në kohën kur në Prishtinë ka mbërritur zëvendës.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili u takua me Hashim Thaçin, ndërsa në axhendë ka edhe bisedime me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takime edhe me krerë të minoriteteve dhe përfaqësues të tjerë politikë në Kosovë. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të Shteteve të Bashkuara, që nga zgjedhja e institucioneve të reja qendrore të Kosovës, përkatësisht qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit.

Përpara vizitës në Prishtinë, Yee ishte në Beograd, ku tërhoqi vëmendjen te përpjekjet e Beogradit për të ruajtur marrëdhënie të mira me Rusinë, ndërkohë që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian./a.m.

Next Post
Gazetarë… kini dinjitet, bojkotoni Edi Ramën!

Gazetarë… kini dinjitet, bojkotoni Edi Ramën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

August 16, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja për “rifreskimin” e qeverisë: Vendimin e merr Rama, nuk më trembin protestat e shtatorit

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Ministri Nufi: Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, 100 efektivë në Lurë dhe Dajt

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

August 16, 2026
Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

Zjarri shpërthen te bagazhet pak para nisjes së avionit drejt Londrës, dyshohet bateria e litiumit

August 16, 2026
Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

Tërmeti në Indonezi, rritet bilanci tragjik: 53 të vdekur dhe mijëra banorë në kërkim të ndihmës urgjente

August 16, 2026
Sezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

Sezoni turistik “ngrin” Durrësin! Trafik kilometrik në rrugët drejt plazheve, policia shton forcat nga Tirana

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com