• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mali i Zi e arrestoi dhe e dorëzoi në Spanjë për 50 kg heroinë, Hoxha: Transferohet në burgun e Reçit biznesmeni i fuqishëm

by Java News
28/06/2022 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pashk Rrapi (Anton Gjini) është transferuar më 22 qershor të këtij viti në Shqipëri. Gazetari Artan Hoxha raportoi sot në Abc Live, se Pashk Rapi është sjellë në vendin tonë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit që i ka dhënë shteti spanjoll pasi e akuzon për një sasi prej 50 kg heroinë.

Gazetari shpjegon se Pashk Rrapi është një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri dhe operon në fushën e materialeve të ndërtimit. Sipas Artan Hoxhës ai është ortak i një nga kompanive më të mëdha në Tiranë, për prodhimin e betonit.

“Ky personazh është ndaluar nga policia e Malit të Zi në Han të Hotit në hyrje të këtij shteti dhe ka rezultuar, se bëhet fjalë për Anton Gjini i kapur në Spanjë në vitin 2006, dhe akuzohet për trafikimin e 50 kg heroinë” u shpreh Hoxha.

Spanja ndaj Pashk Rrapit ka ngritur një seri akuzash, ndërsa biznesmeni raportohet se vepronte në portin e Alikante në Spanjë, apo siç njihet ndryshe edhe si porti i mafies për shkak të sasive të mëdha të drogës që zbarkon aty.

Hoxha shpjegon mes të tjerash se Pashk Rrapi u kap nga autoritet e Spanjës dhe qëndroi në paraburgim, ndërsa më vonë u la i lirë me kusht dhe mundit të vinte në Shqipëri. Pas kthimit në Shqipëri, Hoxha raporton se Pashk Rrapi iu fut biznesit duke krijuar kompaninë në vitin 2014 që sot është ndër më të fuqishmet në Tiranë.

“Janë një seri akuzash ndaj Pashk Rrapit, vepronte në portin e Alikantes, porti numër një i zbarkimit në Spanjë. Quhet porti i mafies. U kap dhe qëndroi në paraburgim, doli me kusht dhe më pas erdhi në Shqipëri. Ka marrë një identitet tjetër dhe në 2014 krijoi kompaninë që është shumë e madhe në Tiranë.

Pashk Rrapi apo Anton Gjini u ndalua në prill 2021 në Malin e Zi, ndërsa në shkurt kishte marrë një tender publik. Është pjesëmarrës aktiv për infrastrukturën në Shqipëri. Kur u kap në Malin e Zi ai u ekstradua në Spanjë. Nga Spanja ka bërë transferim dhe jo ekstradim. Pra kjo mund të jetë ajo që justifikohet policia për mos njoftim.” tha Hoxha.

Duke u ndalur tek transferimi në Shqipëri, Hoxha shpjegoi se biznesmeni ka mbërritur në vendin tonë më 22 qershor dhe pas procedurave është dërguar në burgun e Reçit për të kryer pjesën e dënimit të dhënë nga shteti i Spanjës.

“Ai ka ardhur në Shqipëri me linjën e Barcelonës, direkt nga Spanja me datë 22 qershor. Nuk është dhënë asnjë njoftim dhe e kanë nisur në burgun e Sigurisë së lartë në Reç. Interpol Madridi e ka sjellë Interpol Tirana këtu. Është transferuar për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit nga Spanja.” tha Artan Hoxha./m.j

Next Post
Dyshohet se u vra nga dy shqiptarë, nëna e 42-vjeçarit grek reagon ashpër: Të kalben në burg përjetë

Dyshohet se u vra nga dy shqiptarë, nëna e 42-vjeçarit grek reagon ashpër: Të kalben në burg përjetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

LIVE! Shqipëria në ‘Bordin e Paqes’ së Trump, nis shqyrtimi i projektligjit në Kuvend

January 22, 2026
Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

January 22, 2026
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Zogaj: Rama “theu” akullin me administratën Trump, ja dy sinjalet nga SHBA

January 22, 2026
Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In