• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mali i Zi akuzon shqiptarët për kafshët e ngordhura të gjetura në lumin Buna

by Java News
10/10/2019 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të dytë në harkun e pak muajve Shqipëria ka marrë notë protestë nga Mali i Zi për ndotjen e lumit Buna.  Kafshë e Shpendë të ngordhura kanë dalë në brigjet malazeze, ndërsa autoritetet atje akuzojnë se janë hedhur nga ana shqiptare.

Kafshë e shpendë të ngordhura kanë dalë në brigjet malazeze të lumit Buna, nga grykëderdhja e deri në fshatin Reç.

Duke e konsideruar situatën shqetësuese, autoritetet e vendit fqinj akuzojnë se kafshët e shpendët e ngordhur kanë ardhur nga Shqipëria, pasi sipas tyre në territorin që ato kanë në administrim nuk ka ferma apo pulari.

Vesna Dakoviq, Drejtore e sigurisë ushqimore dhe veterinarisë Mali i Zi: Është e qartë se problemi është i natyrës ndërkufitare. Si një vend i rajonit me aspiratë për anëtarësimin në BE që nënkupton miratimin dhe respektimin e standardeve në të gjitha fushat, për fat të keq jemi dëshmitarë të një situatë ku kafshët e ngordhura hidhen në lumë.

Banorët e zonës kufitare që jetesën e kanë të lidhur me turizmin e quajnë fat që kjo gjë nuk ndodhi në sezonin turistik, pasi kjo do t’u dëmtonte reputacionin.

Vesna Knezheviq, banore:  Është fat i madh që nuk ka ndodhur gjatë sezonit turistik, sepse do na dëmtonte shumë. Në vend të një panorama të mrekullueshme do i ofronim turistëve këtë. Kjo është një katastrofë ekologjike.

Kapllan Muça, Policia Komunale Ulqin: Ne kemi marrë kontakte edhe me shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtim nga Podgorica që të ndihmojnë në pastrimin e lumit nga pulat dhe kafshët e ngordhura.

Ky është rasti i dytë që ndodh kjo ndotje dhe qeveria e Malit të Zi i ka dërguar notë proteste qeverisë së Shqipërisë disa muaj më parë, si shkak i derdhjes së ujërave të zeza në lum, por edhe mbeturinave të tjerave. /l.m

Next Post
Bllokimi i pasaportës së Tahirit, reagon avokati Maks Haxhiaj: Vendim qesharak, pa asnjë provë!

Avokati Maks Haxhia shtrohet me urgjencë në spital, pëson hemoragji cerebrale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In