• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mali i Korabit tërheq turistët, shtohen vizitorët që janë të apasionuar pas ngjitjeve në lartësi

by A R
21/07/2024 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga: Dritan Kurti

Mali i Korabit është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara të turizmit malor. Të gjithë ata që pëlqejnë ecjen në natyrë, por edhe në sfida ekstreme, i drejtohen këtij mali i cili është i katërti për nga lartësia në europën juglindore. Ngjitja drejt majës më të lartë të Korabit e cila 2764 metra nis nga fshati Radomirë dhe me një distancë prej 9.5 kilometrash. Dhjetëra turist vendas e të huaj e vizitojnë çdo ditë malin e Korabit si nga ana e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe nga ana e Shqipërisë, nga fshati Radomirë. Luzha ka ardhur nga Rumania.

“Është hera e dytë që vij në Korab. Këtë herë jam ngjitur nga Strazimiri i Maqedonisë së Veriut dhe herën e parë jam ngjitur nga Radomira. Kjo lugina është vërtetë spektakolare. Unë e dashuroj këtë vend dhe do të rikthehem gjithmonë. Me mua është bashkëshorti im Alfi dhe qeni ynë Moli. Unë kam shëtitur edhe në vende të tjera të Shqipërisë dhe jam mahnitur. Mikëpritja juaj është e veçantë dhe po ashtu edhe ushqimet i kenë shumë të shijshme. Deti është fantastik por edhe malet e veriut janë shumë të bukura. I kam ndarë eksperiencat me miqtë e mi atje në Rumani dhe të gjithë kanë shprehur interesin për të ardhur dhe vizituar Shqipërinë. Do të rikthehem patjetër në Korab, ndoshta kur të ketë edhe dëborë”.

Turistët sfidues të lartësive por edhe të apasionuar pas hiking janë nga vende të ndryshme si Polonia, Turqia, Hollanda etj. Por nuk mungojnë as vizitorët nga Kosova.

Ndërkohë, të shumtë janë ata që zgjedhin të qëndrojnë një natë në bujtinat e Radomirës para se të nisin udhëtimin drejt majës së malit të Korabit. Një nga operatorët e zonës, Agron Hima thotë se ky vit është më i mirë se viti i kaluar sa i përket turizmit malor.

Në fshatin Radomirë i cili ndodhet në fund të malit të Korabit është instaluar shërbimi shëndetësor 24 orësh me mjek, infermier dhe autoambulancë për çdo lloj nevoje shëndetësore të turistëve./vizionplus

Next Post
Horoskopi javor nga Paolo Fox

Horoskopi JAVOR, nga 22 deri më 28 KORRIK 2024, për të gjitha shenjat e zodiakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

October 1, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Sekretari Rubio urdhëroi delegacionin iranian të largohet nga SHBA pas bllokimit të bisedimeve

October 1, 2026
Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

October 1, 2026
Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

October 1, 2026
Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë! (VIDEO)

Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë! (VIDEO)

October 1, 2026
VIDEO/ Kukës, përfshihet nga flakët kurora e pishave pranë gjimnazit të qytetit

VIDEO/ Kukës, përfshihet nga flakët kurora e pishave pranë gjimnazit të qytetit

October 1, 2026
I vuri flakën tokave të fshatit në Memaliaj, arrestohet në flagrancë piromani 76-vjeçar!

I vuri flakën tokave të fshatit në Memaliaj, arrestohet në flagrancë piromani 76-vjeçar!

October 1, 2026
Turi i kreut të KE në Ballkan, Albin Kurti takohet me Ursula von der Leyen!

Turi i kreut të KE në Ballkan, Albin Kurti takohet me Ursula von der Leyen!

October 1, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Rekord i ri i çmimit mesatar të naftës në BE, mesatarja javore 2,24 euro për litër!

October 1, 2026
Politika mban frymën, KLP hap garën nesër për krijimin e SPAK

Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin Penal, Shoqata e shqetësuar për ndarjen e provave me avokatët!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com