• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Malazezi detyron turistin shqiptar të flasë në gjuhën malazeze, duke i vënë pistoletën në kokë

by
20/08/2015 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Malazezi detyron turistin shqiptar të flasë në gjuhën malazeze, duke i vënë pistoletën në kokë

E përditshmja e Podgoricës, “Vjesti”, raporton nga Budva se si një malazez nën kërcënimin e armës kishte detyruar një turist nga Shqipëria të “mësojë” gjuhën malazeze.

Gojko B. (50), nga Budva, siç shkruan kjo gazetë, është arrestuar, sepse ka keqtrajtuar turistin shqiptar G.Sh (46) nga Shkodra, duke e kërcënuar me revole që “të mësojë të flasë në gjuhën malazeze”.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mëngjes në një kafene të Budvës, jo shumë larg nga stacioni i autobusëve, raporton Koha Ditore.

Sipas kësaj gazete, shqiptari ishte duke ndenjur në një kafene dhe pasi kishte porositur kafenë, Gojku kishte nisur ta keqtrajtonte.

Atë, sipas raportimit, e kishte neveritur shqiptari derisa fliste shqip.

“Gojko B. ka qenë në gjendje të dehur dhe ka kërkuar prej shqiptarit që të përsërisë fjalët që ai i shqiptonte në gjuhën malazeze dhe ndërkohë ka nxjerrë revolen, të cilën ia ka drejtuar nga këmbët, nën tavolinë”, shkruan “Vjesti”.

Siç shkruan gazeta, fillimisht askush në kafene nuk e kishte vënë re se po ndodhte diç e çuditshme, deri sa kamerierja e ka parë se turisti i frikësuar po përsëriste pas fjalët që i shqiptonte Gojko.

Kamerierja i ishte afruar tavolinës dhe e kishte pyetur Gojkon se ç’po ndodhte, ndërsa ai më pas ishte ngritur nga tavolina, kishte filluar ta puthte shqiptarin dhe kamerieren, ndërsa turisti kishte ikur nga kafeneja.

Turisti më pas e ka paraqitur rastin në polici.

Policia pas marrjes në pyetje, Gojkut i ka caktuar masën e ndalimit për 72 orë, shkruan kjo gazetë, transmeton Tema .

Next Post

FOTOT/ Kjo është boksierja më seksi e botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, Trump paralajmëron sulme të ashpra ndaj Iranit: Sot do të goditet shumë fort

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In