Të paktën 24 nxënës dhe mësues kanë vdekur pas një zjarri të fuqishëm që ra në një shkollë fetare në kryeqytetin malajzian të Kuala Lumpur.
Zjarri në shkollën “Tahfiz Darul Kur’ani Ittifaqiyah” shpërtheu në orët e para të ditës së sotme.
Raportohet se viktimat se janë djegur të gjallë pasi janë bllokuar në dhomat e tyre sepse dritaret e shkollës ishin të mbyllura me grila metalike.
“Është një nga fatkeqësitë më të rënda në 20 vitet e fundit”, tha drejtori i departamentit të Policisë. Ai shtoi se viktimat ishin 22 studentë ,të gjithë djemtë të moshës nga 13 dhe 17 vjeç, dhe dy mësues rreth të 40-tave./a.m.
/a.m.