• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

by A R
28/07/2026 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje prej 3.7% gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, një ritëm më i lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe e Bashkimit Evropian. Kështu deklaroi ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të treguesve financiarë dhe ekonomikë të vendit.

Sipas Malajt, Ministria e Financave parashikon që rritja ekonomike të arrijë në 4% deri në fund të vitit, e mbështetur kryesisht nga sektori i shërbimeve dhe investimet, si publike ashtu edhe private.

Ai theksoi se edhe të ardhurat për frymë pritet të vijojnë trendin rritës. Për vitin 2026 ato parashikohen të arrijnë në 12,200 euro, nga 11,355 euro që ishin në fund të vitit 2025, ndërsa objektivi i qeverisë është që deri në fund të vitit 2029 të arrijnë në 15 mijë euro.

“Shqipëria gjatë 3 mujorit të parë të 2026 ka shënuar një rritje ekonomike prej 3.7%, më e larta sesa mesatarja e Ballkanit Perëndimor por edhe e BE. Kemi një rritje ekonomike e cila sipas parashikimeve të ministrisë së Financave do të ketë derti në fund të vitit një rritje prej 4% ku sektorët me kontributin më të madh janë sektori i shërbimeve dhe sektori i investimeve qofshin këto private apo publike. Parashikimi ynë është që deri në fund të vitit 2026 prodhimi bruto të arrij deri në nivelin 29 miliardë euro ndërsa deri në fund të mandatit pritshmëritë tona janë që prodhimi bruto të shkojë në masën 35 miliardë euro. Për vitin 2026 parashikojmë që të ardhurat për frymë të shkojë në masën 12 mijë e 200 euro krahasuar me 11 mije e 355 që ishin në fund të vitit 2025. Kemi një rritje të të ardhurave për frymë për vitin 2026 në masën e 845 euro më shumë. Objektivi final është që deri në fund të vitit 2029 të ardhurat për frymë për Shqipërinë të shkojë në masën e 15 mijë eurove”, u shpreh Ministri Malaj.

Duke folur për stabilitetin ekonomik, Malaj u shpreh se Shqipëria renditet si vendi me normën më të ulët të inflacionit në Ballkanin Perëndimor gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, me një normë mesatare prej 2.7%.

Ministri ndau edhe të dhëna mbi tregun e punës, duke bërë të ditur se paga mesatare në sektorin publik ka arritur në 1,094 euro, ndërsa në sektorin privat në 871 euro.

Sipas tij, masat për formalizimin e punësimit kanë ndikuar në rritjen e pagave të deklaruara, ndërsa numri i punonjësve që përfitojnë paga nga 70 mijë deri në 100 mijë lekë është rritur me 14.6% krahasuar me qershorin e vitit 2025.

“Në lidhje me inflacionin për gjatë këtij 6 mujori Shqipëria renditet si vendi me normën e inflacionit më të ulët në Ballkanin Perëndimor. Inflacioni mesatar për gjatë këtij 6 mujori është në masën 2.7%. Paga mesatare në sektorin publik ka arritur në masën 1094 euro ndërkohë që paga mesatare në privat është 871 euro. Fal masave të marra për formalizimin e punësimit në sektorin e ekonomisë vihet re një rritje të numrit të punonjësve të cilët kanë pësuar rritje pagash. Kemi rritje të numrit të punonjësve që përfitojnë paga nga 70-100 mijë lek dhe kjo rritje është me 14.6% krahasuar me qershorin e vitit 2025”, tha ai.

Next Post
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com