• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 15, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Malaj: Pandemia, qeveria nuk po ofron zgjidhje për bizneset

javanews by javanews
01/12/2020 17:57
Banka e Shqipërisë/Maxhoranca i vihet tani shkarkimit të Arben Malajt
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka bërë një analizë të situatës që po kalon ekonomia shqiptare për shkak të pandemisë së koronavirusit, apo dhe rrugën e vendit drejt BE-së. Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinon’ në ‘News24’ Malaj u ndal tek raporti i FMN, i cili thekson se vendi ynë ka dhënë kontribut të pakët ndaj bizneseve, ndërsa ai theksoi se qeveria nuk ka vullnet që të ofrojë zgjidhje.

Sipas tij, në këtë periudhë është rritur deficiti dhe borxhi, duke e krahasuar me situatën që kaloi vendi gjatë vitit të mbrapsht 1997.

Duke u ndalur tek roli i BE-së, Malaj pohoi se tregoi solidaritet për të ofruar ndihmë. Teksa komentoi çështjen e integrimit në vend, Malaj nënvizoi faktin se palët politike në Shqipëri duhet të miratojnë në konsensus reformat si dhe pikat e tjera, për t’i hapur rrugë drejt BE-së. Po ashtu Malaj tha se nëse nuk ka reflektim, 2021 parashikohet që të jetë i zymtë. Kujtojmse se Bashkimi Evropian vendosi sot që të shtyjë për në muajin mars të vitit 2021 nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

PJESË NGA INTERVISTA
Raporti i FMN, aty thuhet se Shqipëria ka dhënë kontributin më të paktë në ndihmë të biznesit. Si e shihni këtë raport?
Raporti rivlerëson shqetësimet që janë ngritur në vend, domosdo nga opozita. Grupet e prekura dëmtohen. Qeveria mund të kishte bërë një ngadalësim të kësteve për partnerët publike-private preferenciale dhe të jepte mbështetje për të varfrit, të papunës, pensionistet. Do të ishte zhgënjim i madh nëse në fund të këtij viti mos të jepej një ndihmë prej 2 mijë lekësh. Këto janë sfida se sa pozitivit do të ketë shoqëria. Kemi kalim në atë që dua ta quaj Rilindja e Oligarkisë. Ne jemi në prag të një dështimi drejt BE dhe jemi në ethet drejt fushatës. Këto oligarkia, do ta dëmtojë rëndë këtë gjë. Kjo do të rriste vështirësinë e kohezionit shoqëror.

Çfarë duhet të bëjë qeveria?
Besoj se qeveria aktuale se ka vullnetin për të afruar një ndihmë për shtresat në nevojë, edhe për shkak se po arrin deficitin më të lartë që s’ka qenë që prej 97-ës. Me rritjen e borxhit apo me mospagimi i gjobave nga Gjykata e Strasburgut. Qeveria nuk do të marrë asnjë masë për të ngadalësuar partneritin publik-privat që po e dëmtojnë investimin publik dhe po krijojnë para të zezë për qëllime politike, personale apo partiake. Më dhemb kjo që them por nuk shoh vullnet nga kjo qeveri, që të kthejë kahun nga oligarkët tek njerëzit e thjeshtë.

Fokusi është tek një grup i vogël?
Po patjetër që ndihet. Ka deformim të konkurrencës. Paratë buxhetore janë të para ndara, një pjesë e vogël shkon tek bizneset e vogla. Qeveria i di se si mund t’i përdor më mirë politikat fiskale. Ajo është e kapur dhe s’po bën diçka për të zbehur impaktin ndaj biznesit. Në krizën e 2008 në Greqi, BE ishte e paunifikuar, reagoi me vonesë. Shikoni se çfarë ndodhi me pandeminë. BE nuk është klubi i vendeve të pasuara, por ekonomia sociale e tregut. Vendimmarrja për të ndihmuar vendet e BE, ishte e menjëhershme dhe efikase. Kishte solidaritet maksimal. Më vjen keq të harrojmë se sa e vështirë ishte situata pa nisur integrimit drejt BE. Se sa lodhje ishte që të ktheje lekun në dhrahmi, apo në paund. BE një projekt që inspiron. BE është fuqia më e madhe e tretë në botë. Shtetet veç e veç janë aq të vogla, sa që pa u bashkuar bashkë, është e pamundur që të përballojnë konkurrent global në rritje.

Shumë njerëz janë bërë optimist për këtë politikë te ndërmarrë nga BE. Çfarë ndryshoi në kursin e BE ku brenda një dekade ka ndryshuar katërçipërisht. Frymëzim është Gjermania?!
Është historia. Është e thënë dhe nga historianë, për BE, që është rritur përmes krizave. Situata aktuale në vendin tonë lë për të dëshiruar, por nuk është pa shpresë. Nëse qeverisja do të ishte mendje hapur, do të zgjidhej. Është e pakuptueshme që Shqipëria të bëjë hapa pas sa i takon çështjes së integrimit. Është fatale në BE që Shqipëria të humbasë negociatat. Është mundësia më e mirë që dhe nesër në mëngjes, të mblidhet Këshillit Politik që të miratojë në konsensus reformën, dhe të bëhet plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Nëse deri në 31 dhjetor, nuk pranohet çështja e çeljes së negociatave, viti 2021 do të ketë të papriturat e tij. Në prill kemi zgjedhje, pasi do të ketë deklarata që s’duam t’i hedhim benzinë zjarrit. Por nuk do të kemi çelje. Kur krijohet një moment, duhet të shfrytëzohet me shpejtësi. Në historinë e udhëheqjes tënde duhet të bësh një analizë, se në çfarë km e le sa i takon çështjes së negociatave. Ne vuajmë nga mungesa e liderëve, pasi shohin veten.

Çfarë këshille do iu ofronit biznesit?
Po marrim rastin e peshës që ka turizmi. Numrin e reduktuar të turistëve të huaj e mbështetëm me politikat e turizmit të brendshëm. Sistemi social në vendin tonë është i dobët. Ne pamë rastin e Greqisë. Nëse biznesi ra, atëherë ata vendosën që t’i financonin rreth 75 % të xhiros, si gjermania. Rritja e papunësisë është pjesa më e vështirë, dhe kthimi në punësim nuk është dhe aq i shpejtë. Varfëria bëhet dhe më kërcënuese.
(BalkanWeb)

Next Post
Zbulohen emrat e fëmijëve që do të rikthehen nga Sira, Rama tregon gjendjen e nënës: Do të niset me plagë në trup

Vaksina, Rama: Situata mjaft e qartë, jemi brenda turravrapit global për ta siguruar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

“Edhe Balla po ti numërojë votat e ka të pamundur të…”/ Kryemadhi: Kemi kërkuar nga SPAK të hetojë aferën korruptive në Ballsh

Kryemadhi: Njerëzit nuk duan batutat e Ramës, koha po mbaron… Po vjen ndryshimi i madh!

January 15, 2021
Basha për situatën e COVID-19: Kam parë kolapsimin e sistemit të shëndetësisë, njerëzit s’kanë lekë për ilaçe

Basha i përgjigjet Ramës: Vendi përmbytet, Tirja i qeverisë gajaset në Twitter

January 15, 2021
…iku legjenda e shkollës Artistike “Onufri”, nderi i qytetit të Elbasanit…

…iku legjenda e shkollës Artistike “Onufri”, nderi i qytetit të Elbasanit…

January 15, 2021
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 16 Janar 2021

January 15, 2021
21 biznese të ndëshkuara për festa, disa qëndruan hapur natën e Vitit të Ri

Policia: 30 mijë Lekë gjobë 361 qytetarëve që nuk mbanin maskë

January 15, 2021
Qarkullonte me patentë false, pranga shoferit të autobusit në kryeqytet

Makina përplas policen e “Rrugores”, ishte në krye të detyrës te “Cassa Italia”

January 15, 2021
“Kam qenë i lidhur me motrën e Arian Çanit”/ Deklarata e Soni NRG i habit të gjithë, por…

“Kam qenë i lidhur me motrën e Arian Çanit”/ Deklarata e Soni NRG i habit të gjithë, por…

January 15, 2021
Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët

Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës

January 15, 2021
Zbardhen detaje nga mbledhja e KQZ, burime: PD-PS pa konsensus për votimin elektronik

Kualifikohet kompania për teknologjinë në zgjedhje, KQZ: Kemi filluar negociatat

January 15, 2021
‘Nis javën tjetër’/ Britania, vendi i parë në botë që miraton vaksinën anti-COVID të Pfizer për përdorim të gjerë

Deputetët të bëjnë të parët vaksinën? Rama i përgjigjet Roshit: Asnjë që s’është mbi 75 vjeç s’ka privilegje

January 15, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • Whatsapp: +355 69 57 123 23
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In