• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Malaj: Pandemia, qeveria nuk po ofron zgjidhje për bizneset

by S M
01/12/2020 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka bërë një analizë të situatës që po kalon ekonomia shqiptare për shkak të pandemisë së koronavirusit, apo dhe rrugën e vendit drejt BE-së. Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinon’ në ‘News24’ Malaj u ndal tek raporti i FMN, i cili thekson se vendi ynë ka dhënë kontribut të pakët ndaj bizneseve, ndërsa ai theksoi se qeveria nuk ka vullnet që të ofrojë zgjidhje.

Sipas tij, në këtë periudhë është rritur deficiti dhe borxhi, duke e krahasuar me situatën që kaloi vendi gjatë vitit të mbrapsht 1997.

Duke u ndalur tek roli i BE-së, Malaj pohoi se tregoi solidaritet për të ofruar ndihmë. Teksa komentoi çështjen e integrimit në vend, Malaj nënvizoi faktin se palët politike në Shqipëri duhet të miratojnë në konsensus reformat si dhe pikat e tjera, për t’i hapur rrugë drejt BE-së. Po ashtu Malaj tha se nëse nuk ka reflektim, 2021 parashikohet që të jetë i zymtë. Kujtojmse se Bashkimi Evropian vendosi sot që të shtyjë për në muajin mars të vitit 2021 nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

PJESË NGA INTERVISTA
Raporti i FMN, aty thuhet se Shqipëria ka dhënë kontributin më të paktë në ndihmë të biznesit. Si e shihni këtë raport?
Raporti rivlerëson shqetësimet që janë ngritur në vend, domosdo nga opozita. Grupet e prekura dëmtohen. Qeveria mund të kishte bërë një ngadalësim të kësteve për partnerët publike-private preferenciale dhe të jepte mbështetje për të varfrit, të papunës, pensionistet. Do të ishte zhgënjim i madh nëse në fund të këtij viti mos të jepej një ndihmë prej 2 mijë lekësh. Këto janë sfida se sa pozitivit do të ketë shoqëria. Kemi kalim në atë që dua ta quaj Rilindja e Oligarkisë. Ne jemi në prag të një dështimi drejt BE dhe jemi në ethet drejt fushatës. Këto oligarkia, do ta dëmtojë rëndë këtë gjë. Kjo do të rriste vështirësinë e kohezionit shoqëror.

Çfarë duhet të bëjë qeveria?
Besoj se qeveria aktuale se ka vullnetin për të afruar një ndihmë për shtresat në nevojë, edhe për shkak se po arrin deficitin më të lartë që s’ka qenë që prej 97-ës. Me rritjen e borxhit apo me mospagimi i gjobave nga Gjykata e Strasburgut. Qeveria nuk do të marrë asnjë masë për të ngadalësuar partneritin publik-privat që po e dëmtojnë investimin publik dhe po krijojnë para të zezë për qëllime politike, personale apo partiake. Më dhemb kjo që them por nuk shoh vullnet nga kjo qeveri, që të kthejë kahun nga oligarkët tek njerëzit e thjeshtë.

Fokusi është tek një grup i vogël?
Po patjetër që ndihet. Ka deformim të konkurrencës. Paratë buxhetore janë të para ndara, një pjesë e vogël shkon tek bizneset e vogla. Qeveria i di se si mund t’i përdor më mirë politikat fiskale. Ajo është e kapur dhe s’po bën diçka për të zbehur impaktin ndaj biznesit. Në krizën e 2008 në Greqi, BE ishte e paunifikuar, reagoi me vonesë. Shikoni se çfarë ndodhi me pandeminë. BE nuk është klubi i vendeve të pasuara, por ekonomia sociale e tregut. Vendimmarrja për të ndihmuar vendet e BE, ishte e menjëhershme dhe efikase. Kishte solidaritet maksimal. Më vjen keq të harrojmë se sa e vështirë ishte situata pa nisur integrimit drejt BE. Se sa lodhje ishte që të ktheje lekun në dhrahmi, apo në paund. BE një projekt që inspiron. BE është fuqia më e madhe e tretë në botë. Shtetet veç e veç janë aq të vogla, sa që pa u bashkuar bashkë, është e pamundur që të përballojnë konkurrent global në rritje.

Shumë njerëz janë bërë optimist për këtë politikë te ndërmarrë nga BE. Çfarë ndryshoi në kursin e BE ku brenda një dekade ka ndryshuar katërçipërisht. Frymëzim është Gjermania?!
Është historia. Është e thënë dhe nga historianë, për BE, që është rritur përmes krizave. Situata aktuale në vendin tonë lë për të dëshiruar, por nuk është pa shpresë. Nëse qeverisja do të ishte mendje hapur, do të zgjidhej. Është e pakuptueshme që Shqipëria të bëjë hapa pas sa i takon çështjes së integrimit. Është fatale në BE që Shqipëria të humbasë negociatat. Është mundësia më e mirë që dhe nesër në mëngjes, të mblidhet Këshillit Politik që të miratojë në konsensus reformën, dhe të bëhet plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Nëse deri në 31 dhjetor, nuk pranohet çështja e çeljes së negociatave, viti 2021 do të ketë të papriturat e tij. Në prill kemi zgjedhje, pasi do të ketë deklarata që s’duam t’i hedhim benzinë zjarrit. Por nuk do të kemi çelje. Kur krijohet një moment, duhet të shfrytëzohet me shpejtësi. Në historinë e udhëheqjes tënde duhet të bësh një analizë, se në çfarë km e le sa i takon çështjes së negociatave. Ne vuajmë nga mungesa e liderëve, pasi shohin veten.

Çfarë këshille do iu ofronit biznesit?
Po marrim rastin e peshës që ka turizmi. Numrin e reduktuar të turistëve të huaj e mbështetëm me politikat e turizmit të brendshëm. Sistemi social në vendin tonë është i dobët. Ne pamë rastin e Greqisë. Nëse biznesi ra, atëherë ata vendosën që t’i financonin rreth 75 % të xhiros, si gjermania. Rritja e papunësisë është pjesa më e vështirë, dhe kthimi në punësim nuk është dhe aq i shpejtë. Varfëria bëhet dhe më kërcënuese.
(BalkanWeb)

Next Post
Zbulohen emrat e fëmijëve që do të rikthehen nga Sira, Rama tregon gjendjen e nënës: Do të niset me plagë në trup

Vaksina, Rama: Situata mjaft e qartë, jemi brenda turravrapit global për ta siguruar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

March 9, 2026
Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

March 9, 2026
Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

Nis në Apelin e GJKKO-së seanca për masën e pezullimit nga detyra të Ballukut

March 9, 2026
Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In