• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Makthi nga populli që (s’)merr armët

by Mero Baze
21/04/2016 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kur Sali Berisha bën thirrje për t’u armatosur qytetarët që të vetëmbrohen shqiptarët, kujtojnë vetëtimthi vitin 1997 dhe natyrisht acarohen. U kujtohen trazirat, vrasjet e papërgjegjshme, anarkia, shteti i shkatërruar dhe një njeri i mbetur vetëm në zyrën e tij, që nën devizën “pas meje qameti”, po ngushëllohej me ikjen nga pushteti, duke parë si digjej Shqipëria.

Por mos mendoni se ishte një perversitet i cili e kënaqi. Nëse ka një gjë që duhet shpjeguar qartë në psikologjinë e Berishës në vitin 1997, nuk është fakti se ai u kënaq ngaqë Shqipëria u dogj dhe njerëzit u vranë me njëri- tjetrin, por fakti, që kushdo i cili kishte një armë në dorë, në fakt e kishte kundër tij.

Ajo që ai ndjehet i paplotësuar dhe i poshtëruar në karrierën e tij si politikan, është se ai është i vetmi politikan i historisë së Shqipërisë ndaj të cilit njerëzit kanë rrëmbyer armët, dhe kur ua dha në duar, ua dha për t’u mbrojtur nga kundërshtari. Ajo që atij njeriu i duket poshtërim historik, është pikërisht ajo nata e 13 marsit, kur vajza dhe djali ia kishin mbathur në Itali (harrova, dhe dhëndri), kur gruaja i ishte fshehur tek disa kushërinj, kur ai i mbyllur në zyrën e tij në Presidencë mbante dritat fikur dhe herë pas herë u ulëriste rojeve si Makbethi që shikonte hije, “erdhën, qëlloni”!

Ajo është ’97-a e tij, dhe poshtërimi që i kanë bërë shqiptarët. Askush nuk shkoi ta vriste, biles as e kishin ndërmend. Por ai e dinte çfarë kishte bërë dhe priste që ata ta vrisnin. Në një gjendje tërësisht jashtë kontrollit dhe në standartin e çdo klienti për klinika psikiatrike, ai e ka të fiksuar armatosjen e popullit si një gjë kundër tij.

Tani pas tri vitesh në opozitë, pasi ka konsumuar një lumë të tërë sharjesh dhe akuzash nga më vulgaret, pasi nuk ka lënë thashethem pa noterizuar politikisht, pasi ka bërë ç’është e mundur të mbrojë hajdutllëqet dhe krimet e familjes së tj, pasi ka konsumuar retorikën më të egër të mundshme që një njeri i papërgjegjshëm mund të konsumojë në tribunën e Kuvendit, gjuha i shkoi tek i vetmi akt që e ka poshtëruar në jetën e tij dhe që e ëndërron t’i ndodhë dhe dikujt tjetër, armatosja e popullit.

Shpërthimi i tij psiqik, është fundi i ezaurimit mendor të një psikopati që e shikon se nuk ja del dot më të mbijetojë në politikë, as me kukullat që e rrethojnë, as me hajdutët idiotë që i mban pas vetes si besnikë, meqë nuk kanë ku të shkojnë, dhe as me vota.

Shpërthimi i tij më shumë se thirrje, është si një mallkim që ai e thotë për kundërshtarin, si një akt që duhet të ndodhë, që ky së paku të mos iki në atë botë, i vetmi i poshtëruar nga populli shqiptar. Marrja e armëve, anarkia, lufta civile, destabilizimi i vendit, dhe gjëra të ngjashme, janë e vetmja mënyrë që ai t’i iki lakut që po ngushtohet me forcimin e shtetit ligjor, reformës në drejtësi dhe përballjes me votën masive kundër nga shqiptarët pas një viti. Ai është një i ezauruar mendor, që nuk ka më asnjë përgjigje normale për të ardhmen e vetes së tij, e jo për Shqipërinë dhe PD. Ai thjesht e shikon që i ka humbur të gjitha dhe kërkon të përmbyset bota, sërisht sipas devizës së tij “pas meje u bëftë  qameti”.

Prandaj nëse shikoni deklaratën e tij, dhe e analizoni rresht pas reshti, do shikoni diagramën psiqike të prodhuar nga frikërat dhe makthet e tij. Ajo në fillim është një thirrje e pastër për dhunë dhe anarki, pastaj një trembje nga vet ato që thotë e dëgjon nga goja e vet, pastaj është një kërkesë për t’u armatosur me ligj, pastaj është një kërcënim se pasi të armatosen “ju s’do gjeni vrimë ku të futeni”, pastaj është një ulërimë tjetër për hakmarrje…Është thjesht ligjërata e një njeriu të çmendur, i cili nuk është i rrezikshëm pse bën thirrje, pasi nuk i shkon kush pas, por është i rrezikshëm si një i çmendur, që ëshët gati t’i vërë flakën Shqipërisë, për të mos qenë i vetmi i zbuar me armë në këtë vend.

Natyrisht që një proces ligjor ndaj tij duhet nisur. Paralel me të dhe një ekzaminim shëndetësor, pasi mund të ketë rrethana lehtësuese. Por, mos prisni që ai të shqetësohet për këto gjëra. Shqetësimi i tij i vetëm është se e di që nuk do të ndodhë armatosja. Se sikur të ishte një lider që e dëgjonte populli, tani do kishte filluar armatosja. Dhe sot do ishte rasti i mirë për të sikur të ndodhte, pasi djalin me të dashurën i ka në plazhin e Malibusë, duke harxhuar milionat që u kanë vjedhur shqiptarëve, dhe nuk rrezikohen as të vriten, as t’u digjet dyqani. Po s’ka fat, nuk e dëgjojnë shqiptarët dhe nuk lëvizin nga vendi. Të vetmit që duhet ta dëgjojnë dhe të lëvizin, janë një mjek dhe një prokuror. Dhe t’ia shpjegojnë idiotit, se kur rrëmbehen armët dhe bëhet revolucion, nuk mund të ndodhë që edhe të vritesh, edhe ta shikosh dhe shijosh emrin si hero në pllakën e lapidarit.

Next Post

Inxhinierët rusë çaktivizojnë me sukses bombat e ISIS-it në qytetin e lashtë sirian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In