• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Makthi i sekserit të Vjosës

by Mero Baze
25/09/2020 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në pranverën e vitit 2001, në kulmin e fushatës elektorale, kur kryeministër ishte Ilir Meta, anektoda më e përhapur në Tepelenë, ishte fjalimi i deputetit të Tepelenës, Fatos Nano, në një nga mitingjet e tij të hareshme me batuta.

Pasi shkoi në Kalivaç dhe vuri gurin e parë të themelit të ndërtimit të Hidrocentralit mbi Vjosë, premtim i kohës së Berishës së parë, me Beketin në krah, ai tha një nga ato batutat e tij, ku tallja dhe humori nuk ndahen nga njëra- tjetra: “Tani e tutje tepelenasit do jenë dhe peshkatarë të mirë, se do t’i bëjmë qytet bregdetar”.

Kryeministri Ilir Meta e aprovoi këtë premtim me kontratë. Në Tepelenë kishte shumë dyshime, se ai tipi në krah nuk ishte fare italian, por një durrsak që fliste italisht. Por më në fund u muar vesh që ishte italian. Ishte Francesko Beketi. Falë firmës së Ilir Metës mbi marrëveshje, magjia e Vjosës u prish dhe ai nuk mund të ishte më lumi i vetëm i fundit i egër i Europës.

Prej asaj kohe kanë kaluar 20 vjet. Beketi bëri sikur punoi, Qeveria bëri sikur e dënoi, por kantieri mbeti aty.

Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë avokatët e tij publik, kur Qeveria e paditi për evazion fiskal për Kalivaçin dhe e fitoi gjyqin ndaj tij. Biles Arbitrazhi e ka dënuar Beketin me një detyrim prej 8 milionë euro që duhet t’ia kthejë shtetit shqiptar.

Për të kompensuar dëmin, ai fabrikoi një gjyq tjetër arbitrazhi për mbylljen e aktivitetit të televizionit të tij, si pasojë e këti procesi penal, dhe ka fituar një shkallë të tij falë ndihmës së Ministrisë së Drejtësisë së Ilir Metës, e cila fshihte kërkesat e ardhura nga Interpoli, që pyesnin a është në kërkim ky person, apo jo.

Sot Ilir Meta u shfaq në krah të një shoqate rafting, që e ka nisur karrierën në Skrapar e ka mbërritur në Vjosë, të cilët natyrsht që janë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë, por jo për arsyet e Ilir Metës.

Eshtë pak qesharake të bësh betejë me mullinjtë e erës, pasi në vitin 2013 Vjosa u shpall “Park Natyror” nga Tepelena deri në Tri Urat, dhe u anuluan 7 projektet e hidrocentraleve që ishin projektuar të bëheshin, pas një studimi të një kompanie të madhe austriake, me konsulencë të Argita Berishës.

Bëra betejë personale për t’i shtuar këtij parku dhe luginën e Zagories, si “Park Kombëtar”, ku po ashtu Ilir Meta ka dhënë tre hidrocentrale, që nuk do të bëhen.

Nuk do të ketë më hidrocentrale në Vjosë, përveç atij që na ka lënë peshqesh Ilir Meta me Beketin, në Kalivaç.

Shpresoj shumë që dhe ai të dështojë dhe të mos bëhet, edhe pse i është vënë kusht të prodhojë një rrjedhje të lirë të Vjosës në masën 10 për qind, për të ruajtur speciet e komunikimin me detin.

Shpresoj shumë tek dështimi i tyre dhe dështimi i projektit të Poçemit, në rrjedhën e poshtëme të Vjosës.

I kuptoj shifrat joshëse të të ardhurave nga energjia e dy hidrocentraleve, por nuk kam parë akoma asnjë vizionar të më llogarisë çfarë fitojmë nëse mbetemi vendi me lumin më të gjatë dhe të egër në Europë, sa i përket perspektivës së turizmit.

Ata djemtë e Skraparit që po zbresin për rafting në Vjosë, po zbresin për shkak se Ilir Meta dhe deputeti i tij i Skraparit, ua mori dhe ujëvarën e fundit në Skrapar për ta bërë hidrocentral.

Tani Ilir Meta ka detyrime ndaj atij që i ka dhënë licencën e hidrocentralit mbi Vjosë, të cilit ja kanë hequr me gjykatë, dhe shpreson të fitojë kohë se mos vjen prapë në pushtet dhe t’ia japë.

Kaq është gjithë shqetësimi i tij. Duke qenë ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës në kohë të Berishës, ai është dhe autori i projektit kriminal të 7 hidrocentraleve mbi Vjosë, të cilët ka frikë se mos i jep dikush pa u rikthyer ai.

Ajo shprehja e famshme tek video-ja e Dritan Priftit, që “Gimi më tha mua 700 mijë i keni nga unë”, në fakt është pazar për një hidrocentral, siç e ka zbardhur Prokuroria.

Ndaj gjesti i sotëm është frika klasike e sekserit, që mban me shpresa klientët e tij. Ata dhe mund t’i gënjejë ca kohë, por ne të tjerët që e duam Vjosën, nuk na gënjen dot. Ne e kemi mbrojtur dhe do ta mbrojmë, së pari prej tij.

Next Post
Arben Ndoka akuza të forta Prokurorisë për vrasjen e vëllait: U shërben vrasësve, kërkime private për gjetjen e tyre

Bie akuza për grup të strukturuar kriminal/ GJKKO shpall moskompetencën, për gjykimin e ish- deputetit Arben Ndoka

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Mero si gjithmone konciz dhe i sakte .Pa kompliment je analist klasi .Bravo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

August 23, 2026
Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Nuk është thjesht çështje protokolli

August 23, 2026
Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

August 23, 2026
5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

August 23, 2026
15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

August 23, 2026
Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com