• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Makthi i një shkaktari krizash për një krizë që s’e shkaktoi vetë

by Sokol Balla
27/06/2019 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Presidenti i Republikës është sot më në fund qartësuar, se çfarë është 30 qershori. Ajo nuk është një datë zgjedhjesh dhe as një datë votimesh. Me lëvizjen e re së të enjtes, ai me dëshpërim pranoi se 30 qershori është jashtë kontrollit dhe ndikimit të autoriteteve shqiptare. Ilir Meta realizoi e këtë krizë që mendoi se e lindi, ai dhe Basha, në fakt e krijuan ndërkombëtarët. Meta e ka mësuar pak me vonesë, se ndërkombëtarët i përdorën të gjithë faktorët kryesorë politikë në vend, për të krijuar këtë krizë të planifikuar prej tyre. Ilir Meta e di se ndërkombëtarët nxitën Kuvendin të çonte sa më shpejt mandatet e dorëzuara në KQZ dhe të niste zëvendësimi i ushtarëve të Berishës dhe të Metës, me “mercenarë” të tyre. Ata e dëgjuan në heshtje Bashën kur vuri kushtin Rama IK, dhe nuk i thanë kurrë të tërhiqej prej saj. Deri në ditën kur kaluan afatet e regjistrimit dhe opozita mbeti rrugëve. Ata e përdorën Bashën duke e lënë të nxjerrë përgjimet e prokurorisë që ata i kishin para tij, duke detyruar Ramën të heqë Gjushërat dhe Lalët, dhe pastaj i thanë Bashës, se maksimumi që mund t’i japin është jo “Rama Ik” por reforma elektorale. Rama ikën kur thonë ata. Jo kur thotë Luli. Bile as kur të thotë Rama vetë.

Ndërkombëtarët e lanë Metën të luajë me dekretet, si fëmijët me fletoret e vizatimit. Dhe kur kolegji e nxori piktorin kushtetues jashtë loje, përshëndetën 30 qershorin dhe uruan të jenë një takim me ligjshmërinë. Duke e ditur që ajo vetëm një festë demokratike nuk është (ndaj i thanë dhe Ramës të mos festojë me 1 korrik). Kjo krizë po zgjidhet, por jo si e deshën ata që ishin pjesë e saj, por ata që e shkaktuan atë. Pikërisht se u shkaktua nga ndërkombëtarët, edhe zgjidhja që ata po gjejnë paraqet më në fund një plan të vërtetë për këtë vend që prodhon kriza ciklike: për ta pastruar përfundimisht atë, me një krizë të tyren. Duke përdorur sistemin e brendshëm të krizave shqiptare. Fillimisht duke shtyrë të dalin vetë prej tij, pjesët më të amortizuara e përtej riparimit.

Tashmë sistemi po pastrohet dhe ka vetëm një defekt, por ai zgjidhet Brenda korrikut. Këtë e di ilir Meta. Ndaj dhe nuk takohet me Edi Ramën por shpreh maraz në distancë se s’kanë çfarë thonë e zgjidhin. Por Metën s’e shpëton dot askush. As Rama. Rama pati fatin të kuptojë i pari se në këtë krizë, duhet thjesht të mos lëvizte nga 30. Aq ishte roli i tij: preja e preferuar i gjahtarëve të opozitës, u shndërrua kështu në karremin fatal të tyre.

Ilir Meta sot dha sinjalet publike se edhe ai, e ka kuptuar lojën. i ndërgjegjësuar më fund se s’është faktor i krizës, por një pjesë e parëndësishme e saj, ai do përpiqet, ndryshe nga naiviteti i Lulit, se së paku duhet të rezistojë të rrijë sa më gjatë me thonj Brenda sistemit. Aty ku ai vërtet është pjesë e rëndësishme e problemit.

Ndaj po shqyrton numrin e deputetëve, që në Kushtetuese nesër të qajë e ankohet se nuk mund të shkarkohet nga 82 deputetë. Ndaj ka hapur krahun kundër amerikanëve duke u treguar edhe sot Korenë e Veriut, që ata ta kuptojnë që ai më në fund e kapi lojën. Por edhe t’u japë një sinjal pajtimi. Se mund të bëhet çun i mirë dhe se nën ndikimin e tij, sistemi i vjetër, mund të vetëkorrigjohet dhe se ai s’ka pse largohet. Se me një njoftim të ri për dekret në 13 tetor, ai “qetëson” opozitën dhe e con në plazh, ndërsa mazhorancën të qetë të votojë në 30 qershor. Se ai është mbi palët, duke ia futur herë njërës e herë tjetrës dhe me 13 tetorin i jep një afat të ri zgjidhjes së krizës. Se në Gjykatën e re Kushtetuese mund të anulohen zgjedhjet e 30 qershorit dhe palët të reflektojnë deri më 13 tetor. Por e ka kot. Amerikanët nuk nisin një krizë, pa pasur formulën si ta zgjidhin atë. Ndaj presioni i tyre po bën që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale Brenda korrikut. Dhe Meta e di se cilën dosje ajo do shqyrtojë të Parën.

Ja Sepse ai as nuk arriti të thotë nëse Basha do të merrte apo jo pjesë në këto “zgjedhje” të reja “të përgjithshme” sipas tij. Me ose pa Ramën kryeministër. Sepse Ai as nuk e di dhe as nuk e ka pyetur. Sepse s’ka më asnjë interes për këtë. Meta nuk po bën me lojën e Bashës. Thjesht po mundohet të shpëtojë veten e tij. Sepse ka kuptuar se do jetë pasoja e fundit e zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e kësaj krize kërkon një Shqipëri tjetër, jo një Ilir tjetër. Iliri është ky që kemi: “Burri i Monikës, dashnor i Republikës”. Ish tutori i Lulit dhe siç e theksoi jo pa qëllim “shoku i Doktorit”.

Ankth i madh duhet të jetë për dikë që ka shkaktuar gjithmonë kriza dhe ka përfituar prej tyre, të kuptojë se jo vetëm është përdorur në një krizë, por se mund të jetë pjesë e kostos për zgjidhjen e saj. Ndaj e shqetëson heshtja dy javore e Doktorit. Kërkon siguri nëse së paku Doktori është me të si gjithmonë në çdo moment të vështirë, apo edhe ai e ka kuptuar lojën dhe po përpiqet të ulë kostot e veta?

Ndaj i çoi dhe një mesazh të fundit, që ai të reagojë publikisht. Por Doktori hesht, e hesht sërish.

Kushedi, çfarë përgjigje mund të ketë… Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja!

 /Realstory.al

Next Post
Dyshime për pastrim parash në Vlorë, sekuestrohen 1.5 milionë euro pasuri

Dyshime për pastrim parash në Vlorë, sekuestrohen 1.5 milionë euro pasuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

January 2, 2026
Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

January 2, 2026
Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

January 2, 2026
Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

Tragjedia me 40 viktima, reagon Ambasada zvicerane në Tiranë: Një nga tragjeditë më të këqija, kujtojmë jetët e humbura

January 2, 2026
Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

Fermerët grekë bllokojnë sërish aksin Kakavijë–Janinë, njoftojnë 3 orë protestë nesër

January 2, 2026
Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

Dy viktimat e aksidentit në Lezhë, të afërmit e kryebashkiakut, Pjerin Ndreu: Ngjarje tronditëse!

January 2, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

January 2, 2026
E rëndë në Orikum! Burri vret gruan, më pas kryen vetëvrasje

E rëndë në Orikum! Burri vret gruan, më pas kryen vetëvrasje

January 2, 2026
“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

January 2, 2026
Christine Lagarde, “prusjane e veshur me Chanel”

Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com