• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

by Mero Baze
23/01/2022 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD, dhe akoma më keq që njohin si të tillë Lulzim Bashën. Ka 24 orë që sulmon KQZ pse nuk njeh përfaqësuesin e tij. Pastaj sulmon ceremoninë e Ipeshkvit të Durrësit dhe Tiranës Arjan Doda, duke spekuluar me montazhe fotografike, ku sipas tij Rama dhe Lulzim Basha komunikojnë të dy me celularë. Në fakt në foto shikohet qartë se janë duke lexuar të gjithë programin e ceremonisë që e kishte para çdo i ftuar.

Problemi i Sali Berishës është se nuk është më i ftuar në ato ceremoni. Dhe do vazhdojmë të kemi probleme të tilla. Përpara kemi festën e Hashures, Sulltan Novruzin, Pashkët Ortodokse dhe Katolike etj. dhe ai do të vazhdojë të mos ftohet si i tillë.

Por egërsia e tij ndaj  KQZ nuk buron nga fakti se KQZ kishte mundësi ta njihte dhe nuk e njohu. KQZ nuk kishte asnjë mundësi. Por ai shpresonte se Celibashi do t’ia bënte këtë nder, meqë ai e përzgjodhi atë si pjesë e ekipit që ka qenë avokat i historisë së Gërdecit ku preket djali i tij, dhe dha miratimin për të, në vend të Ilir Rusmalit i cili në fakt u bë shkak për denoncimin e historisë së Gërdecit.

Por në fakt as Ilirian Celibashi e as Ilir Rusmali, nuk kanë si ta njohin Sali Berishën si kryetar PD. Ajo është një çështje e vdekur për çdo jurist.

Por egërsimi i tij tregon se çfarë respekti ka ai për ligjet. Pra në mendjen e tij, nuk ka rëndësi nëse ka të drejtë apo nuk ka të drejtë, por a është njeri i tij ai që e ka në dorë apo jo.

Në rastin konkret, ai mendonte se meqë Celibashit i kishte bërë nder, ai duhet t’ia kthente nderin duke e njohur atë në vend të Bashës. Celibashi thjesht ka zbatuar ligjin. Ligjin do zbatonte dhe Ilir Rusmali po të ishte dhe Bashën do njihte. Madje, për të qenë i sigurt e mos të ngelet merak Berisha, mund ta ankimojë vendimin e Celibashit se aty në Komision të apelimit e ka Rusmalin. Ka shanse ta provojë vendimin e tij.

Pra këtu nuk është çështje se ka ndonjë dilemë; ligji e mbetet në dorë të gjykuesit. Këtu ka dilema vetëm një njeri, Sali Berisha, i cili mendon se ligji nuk ka rëndësi, por ka rëndësi ai si person.

Është hera e parë që po kupton që nuk ka asnjë rëndësi. As në administratë të Kuvendit, as në KQZ, madje as në kisha e xhamia.

Kjo që bën sikur kërcënon, është thjesht instiktiv që mos të turpërohet para  të vetëve, që shikojnë se si lideri i tyre nuk është më ai forti, të cilit s’guxonte njeri t’i kthente fjalën. Tani është dikush që se kthen kokën njeri ta shikojë.

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Pse Basha dhe Berisha janë peng i njëri-tjetrit!?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

December 8, 2025
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

December 8, 2025
Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

December 8, 2025
22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

December 8, 2025
Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

December 8, 2025
Avokati i Popullit apo Avokati i hipotekës së Partisë Demokratike?

Avokati i Popullit apo Avokati i hipotekës së Partisë Demokratike?

December 8, 2025
Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

December 8, 2025
Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

December 8, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Saliu, Salianji dhe Sahati

December 8, 2025
Sot 8 Dhjetori, që ndryshoi Shqipërinë. Si rinia nisi epokën e pluralizmit 35 vite më parë

Sot 8 Dhjetori, që ndryshoi Shqipërinë. Si rinia nisi epokën e pluralizmit 35 vite më parë

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In