Një ngjarje e rëndë ndodhi në Athinë ku një shtetase shqiptare e mitur u sulmua seksualisht nga një pakistanez.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një moment kur e mitura 12-vjeçare ndodhej e vetme në banesën e saj.
Sipas policisë, 35-vjeçari pkistanez hyri në banesë dhe tentoi përdhunimin e vajzës. E tmerruar adoleshentja nisi të bërtiste dhe të kërkonte ndihmë. Pas reagimeve të saj pakistanezi u largua por u arrestua disa orë më vonë nga policia./a.m.