• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Heroizëm i shkruar me gjak atdhedashurie”, libri kushtuar Dëshmorit të Atdheut, Ibrahim Basha

by A R
26/12/2016 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Heroizëm i shkruar me gjak atdhedashurie” është libri më i fundit i bashkëautorëve Kujtim Boriçi dhe Arben Duka, në vlerësim të figurës së dëshmorit të Atdheut Ibrahim Basha, ish-punonjës i Policisë së Shtetit, i rënë në krye të detyrës gjatë një operacioni policor në Lazarat.

Në aktivitetin e promovimit të këtij libri me një pjesëmarje të jashtëzakonshme, drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, shprehu vlerësim dhe mirënohje për dy autorët e librit.

Ndër të tjera Çako tha:

“Ju faleminderit që fjalët e shpirtit i keni kthyer në shkronja. Kur flasin poetët komentet janë të tepërta, por sot ky aktivitet të obligon që edhe të komentosh.  Faleminderit Ibrahim që ishe pjesë fizike e jona dhe që tashmë do të mbetesh përjetësisht pjesë e shpirtit dhe burim frymëzimi për ne. Ti do të jesh përjetësisht në krye të detyrës sepse sakrifikove gjënë më të çmuar, jetën, për të mirën e komunitetit dhe të Atdheut.

Vlerësim dhe mirënjohje për familjen e mrekullueshme Basha, të cilës i përcjell edhe në emrin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vlerësimet, përkrahjen dhe garancinë se do të jenë përherë të mbështetur, të përkrahur dhe në vëmendjen e Ministrisë së Punve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Sot është dita që krahas Ibrahim Bashës, të kujtojmë dhe vlerësojmë veprën e gjithë Dëshmorëve të Policisë së Shtetit”.

Në fjalën e tij, Zv/ministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, ka vlerësuar këtë aktivitet dhe librin e dy bashkëautorëve për Dëshmorin Ibrahim Basha, duke e cilësuar atë jo vetëm pjesëtar të Policisë por edhe pjesëtar të Forcave të Armatosura.

“Ibrahim Basha vërtet nuk jeton më, por mbetet një shembull frymëzimi dhe kurajoje për betejën e përditshme që kemi me krimin dhe me terrorizmin. Ai do të mbetet gjithmonë një simbol i nxitjes së besimit kuqezi. Duke u frymëzuar nga vepra e këtij dëshmori, por edhe e dëshmorëve të tjerë të atdheut, gjithmonë do t’i shërbejmë me krenari dhe vendosmëri këtij besimi që na mban gjallë si komb, si shtet dhe si shqiptarë kudo që jemi”. Lavdi dëshmorit Ibrahim Basha, Lavdi Shqipërisë tonë të dashur. Djem kudo që jeni dhe luftoni krimin, paçi kurajon e dëshmorit Ibrahim Basha”.

E motra e Ibrahim Bashës, tashmë në radhët e Policisë së Shtetit, mes lotësh theksoi se Ibrahimi ishte njeriu më i mirë që kishte njohur në jetën e saj. Cilësitë e tij ia kanë përshkruar më së miri në këtë libër dy bashkëautorët.

“Ti vëlla, e flijove jetën tënde në emër të paqës dhe të qetësisë, në emër të atdheut. Ti besoje me gjithë forcën tënde tek ligji, tek uniforma, tek rregulli dhe u shndërove në simbol të përpjekjeve të çdo punonjësi policie, për vënien e rendit dhe respektimit të ligjit. Veprat e tua ishin të mëdha. Duke shpresuar se nje ditë do të të shohim përsëri unë jam dhe mbetem krenare për ty. Faleminderit”

Bashkëautori Kujtim Bori­çi në emër edhe të bashkëautorit tjetër, Arben Duka, midis të tjerave, ka vlerësuar Policinë e Shtetit për mbështetjen dhe perkujdesjen e treguar ndaj familjeve të punonjësve të rënë në krye të detyrës.

“Dua të përshëndes Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për vlerësimin dhe përkujdesjen që bën për Punojësit e Policisë, por veçanërisht për mbështetjen që u jep familjeve të punonjësve të rënë në krye të detyrës.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, u ka akorduar secilit prej bashkëautorëve, Çertifikatën për shërbime të dalluara, për kontribut dhe merita të shquara në promovimin e vlerave dhe sakrificës së punojësve të Policisë së Phtetit duke lartësuar figurën e dëshmorit të Atdheut Ibrahim Basha, përmes librit “Heroizëm i shkruar ne gjak atdhedashurie”./a.m.

Next Post
Vuçiç i kërkon llogari Listës Srpska në Beograd: Bashkë për Kosovën

Vuçiç i kërkon llogari Listës Srpska në Beograd: Bashkë për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më vjen të pëlcas”, vëllai humbet durimin ndaj motrës: Më ke marrë tokën, ia dhe…

“Më vjen të pëlcas”, vëllai humbet durimin ndaj motrës: Më ke marrë tokën, ia dhe…

May 17, 2026
Farmaceutikë/Po rritet konsumi i ilaçeve, këto janë sëmundjet që po i “vrasin” shqiptarët

Mashtronin pacientë me ilaçe false, shkatërrohet rrjeti kriminal me 240 mln euro fitime

May 17, 2026
Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të sakrifikohemi dhe nuk do të bëhemi objekt negociatash

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të sakrifikohemi dhe nuk do të bëhemi objekt negociatash

May 17, 2026
Çanta me kokë tigri e djalit të Elon Musk ndez rrjetin, “boom” shitjesh për firmën kineze

Çanta me kokë tigri e djalit të Elon Musk ndez rrjetin, “boom” shitjesh për firmën kineze

May 17, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Media mes hetimit dhe verdiktit

May 17, 2026
Takimet sekrete të Rubio me “Gaforren”

Takimet sekrete të Rubio me “Gaforren”

May 17, 2026
Hapja e dosjeve sekrete rikthen misterin mbi jetën jashtëtokësore

Hapja e dosjeve sekrete rikthen misterin mbi jetën jashtëtokësore

May 17, 2026
Tirana i del krah studentëve në Maqedoni: Mos e lini gjuhën tuaj, trima!

Tirana i del krah studentëve në Maqedoni: Mos e lini gjuhën tuaj, trima!

May 17, 2026
Evropa, destinacioni kryesor turistik në botë! Ja ku po qëndrojnë më gjatë të huajt

Evropa, destinacioni kryesor turistik në botë! Ja ku po qëndrojnë më gjatë të huajt

May 17, 2026
Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, do të instalohet në avionët “RAF Typhoon”

Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, do të instalohet në avionët “RAF Typhoon”

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In