• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Makinat heroike

by Edison Ypi
26/05/2025 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Më ka marrë malli për makinat e aso kohe, për makinat heroike, që nuk ishin si këto legenet e sotme të heshtura, tinzare, gjoja të sofistikuara. Ç’patët me makinat o burrat e dheut ? Pse i denatyruat, çfytyruat, degjeneruat, makinat heroike me leva, manovela, doreza, këmbëza, kërrcitje, zhurma. Kishe qef ti shikoje dhe dëgjoje. Ishin të gjalla. Ishin plot jetë. Aso kohe, saksofonat, tamburët, pianot, kitarrat, krejt muzika, krejt Rock and Rolli, por edhe piktura, arkitektura, imitonin pa rreshtur lakoret e aeroplanave, harqet e turbinave, muzikat e makinerive, simfonitë e lokomotivave, anijeve, kovaçhanave.

Makina e shkrimit, për shembull, ajo që gjithë gjallëri dhe jetë kërrciste pas çdo gërmë duke të lajmëruar se kryeveprës që po shkruaje ju shtua një tullë, tingulli që mendove nuk u mbajt i fshehtë, por duke u shkruar dhe pavdekësuar u shpërblye si meriton. Jo si Word Editori i sotëm, i pabesë, me pesqint dredhira dhe hilera, që përpëlitet në heshtje dhe errësirë sa në tokë në Cloud, me gjithato fonte, formatime, foldera, krejtësisht të pa nevojshme, krejtësisht të tepërta, që po e luajnë vulgun nga ment e kokës, kanë ngritur këmbët tu bien kokës. Ishin më të mira ato të çiltrat e Gutenberg se këto zuskat e Zuckerbergut që po verbojnë sytë, ngathtësojnë trupin, trashin mendjet.

Gazi i Degës, imitim i një Jeep-i të luftës, tmerrësisht i thjeshtë, pa asnjë yçkël, pa asgjë të tepërt. Jo si makinat e sotme që ndryshojnë çdo muaj. Gazit i Degës ishte aq perfekt, sa Rusia, Kina, dhe gjithë Lindja, në dhjetra vite nuk i shtuan apo ndryshuan dot asnjë vidhë. Gazi i Degës ishte dhe mbeti një makinë që e mbajti kokën përpjetë, nuk tut nga asnjë shqotë, stuhi e tufan. Gazi i Degës nuk vinte kot, për qef, se ashtu ju tek. Gazi i Degës vinte për diçka serioze, të epërme, sublime, vinte të arrestonte. Gjithmonë me shkak. Kurrë nuk arrestoi Gazi i Degës po të mos kishe thënë të paktën një fjalë të tepërt, apo shprehur një mendim jo sipas turmës. Gazi i Degës s’kishte GPS, as Spotify, as mrroklla të tjera. Shtëpinë ta gjente vet. I dinte adresat përmendësh. Edhe ato të qyqarve nga Puka e Mokra që shkonte tu hidhte hekurat.

Makina e mishit ishte gjithashtu njëra nga makinat heroike që duhet të mos harroheshin por të ruheshin. E vogël, e thjeshtë, manovelë, shnek, disk me vrima, kishte lezet. S’linte mish e kock e deje pa grirë. Ndonjëherë, nëse kishe bërë ndonjë faj, për dënim, bashkë me mishin ta rrëmbente dhe gishtin. Por para asaj bukurie që me thjeshtësinë dhe efikasitetin e vet asocionte në mendjen e përdoruesit një mënyrë për hakmarrje efikase jo me llafe por me makinë, grirja e gishtit ndaj grirjes së jetës, ishte hiçasgjë.

Një tjetër makinë heroike mahnitëse ishte makina llogaritëse. Ajo e vjetra, ajo që kushedi ku e hodhën e dergjet. Zot na ruaj, nëse në ndonjë furrë. Ajo me manovelë, që e rrotulloje nja dy herë, dhe, pasi zhurmonte dhe kërrciste sa tundëte dheun, brenda disa sekondave ta nxirrte ekzakt shifrën. Jo si këto të sotmet që bëjnë gjithçka në heshtje dhe në çast, sikur muzika dhe koha nuk ekzistojnë.

Makina e Korrjes ishte ajo që më së shumti frymëzonte mosbindjen, rrebelimin ndaj Diktaturës së halabakëve, korrjen e komunistave si grurin, misrin, tërshërën, thekrën, që nuk e di pse s’ndodhi.

Makina e mutit, pavarsisht se transportonte atë që s’thuhet por sapo e thashë, kishte dhe ajo sharmin e vet, dhe sot meriton lavdinë e vet. Sa herë që vinte bosh dhe ikte plot, u kujtonte shqiptarëve se njeriu nuk është çfarë ha, por çfarë 10.

Fiati i Drejtorit ishte një rrangallë e heroike të cilën mjeshtrat pararojë me shpirt bolshevik të kalitur nëpër “veprat monumentale të 5 vjeçarëve”, nuk i lanë modifikim pa bërë, llamarinë pa shqyer, vidhë pa ndërruar, vetëm e vetëm që kur karroca me rrota e quajtur Fiat i Drejtorit të ishte gati, të vinte drejtori tu thoshte proletarëve duarartë: Rrofshi o mutër që ma ndreqët.

Lokomotiva me avull, me asgjë të fshehur, të gjitha rropullitë jashtë, cilindrat, levat, bjellat, shtangat, vavolat, ishte një makinë heroike kryevepër. Mrekullisë së teknologjisë që bënte çuf-çuf i përket e gjithë lavdia e prittjeve lotndjellëse plot ankth në stacion, edhe kot, edhe pa shkak, edhe në pritje të dashurës që s’dihej në do vinte a s’do vinte, apo të vdekurit në front që kurrë nuk u kthye.

Makina qepse, ajo që s’ndali as ditë as natë duke prerë e qepur për çunat dhe gocat modelet më të fundit të veshjeve, s’pordhi fare kjo makinë për nenet e propagandës dhe tradhëtisë ndaj atdhjeut. I shkeli të gjitha pa mëshirë në emër të hakmarrjes së atyre që s’kishin gjetur doqet apo basmat e duhura. Meriton një shtatore majë Dajtit, a të paktën te kodrat e Saukut, Heroina që do ja kishin prerë mishin dhe varur në litar me gërshërën dhe sapunin e vet, do e kishin tërhequr zvarrë nëpër katundet kufitare, do e kishin burgosur, pushkatuar. Halli se mund të zvarrisësh një qen a një zagar, por zor se zvarritet një makinë.

Ndër makinat e lavdishme s’mbetej pas mulliri kafesë dhe qebapi që e rrotulloje mbi zjarr. Kafen e piqje dhe e bluaje vet. Dhe dije ç’pije. Dhe llumi pas përmbysjes për të hedhur Fall, nuk ishte i manipuluar, ishte autentik. Jo si tani që kafen e mpleksin, dhe llumi duket si baltë Karavastaje shkelur nga buaj të zinj me brirë duke nxjerrë nga bataku një qerre. Para këtij llumi, nga frika mos çmendet, këtij filxhani sja hedh sytë asnjë jevgë.

Kishte lezet makina e rrojes. Blije një herë e mirë makinën, dhe ndërroje brisqet. I është mohuar pa të drejtë fama që meritonte makinës heroike që rruante çdo skutë me gjakderdhje të sigurtë.

Makinat heroike ishin aq të buta dhe të ëmbëla, sa me makinat binin në dashuri, ftoheshim me gruan, shkaktonin xhelozira, tradhëtira, divorce. Njoh nja katër a pesë që u marrosën pas motociketës. Dhe të tjerë që derdheshin duke prekur dhe përkëdhelur tornon.

Next Post
Xhafaj: S’jam i vendosur për zgjatjen e afateve të vetingut. Nuk e firmosa amendamentin në grupin socialist

Nga marrëdhëniet me Ramën, te mungesa e disa kolegëve në Parlamentin e ri! Rrëfehet Fatmir Xhafaj

Comments 1

  1. ppa says:
    12 months ago

    Ndoshta duhej permendur dhe dushi me vajguri, qe te lante trupin dhe te nxinte mushkerite. Makina e mutit ne fakt ishte novacion krahasuar me karrocen e mutit; me kete rast nje barcalete reale; ishte ne Vlore nje punetor fukara (Lili Pela) qe transportonete mutin nga nevojtorja publike per te vendi caktuar; por nje normist nuk ia kishte llogaritur mire rruget ; dhe fukarai shkon te drejtori dhe ankohet ” ky normisti me ka ngrene rruget e mutit…une kisha pese rruge ai me ka ngrene dy rruge”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 Maji, dita kur  Mossad kapi “arkitektin e vdekjes”, 50 minutat e tensionit në Buenos Aires që tronditën botën

11 Maji, dita kur Mossad kapi “arkitektin e vdekjes”, 50 minutat e tensionit në Buenos Aires që tronditën botën

May 11, 2026
Albini, opozitari perfekt për rrëzimin e ‘Kurtit’ që ‘vdes’ për Mickoskin

Albini, opozitari perfekt për rrëzimin e ‘Kurtit’ që ‘vdes’ për Mickoskin

May 11, 2026
Kundërshtojnë zhvendosjen, protestojnë para Bashkisë tregtarët e tregut të Vlorës

Kundërshtojnë zhvendosjen, protestojnë para Bashkisë tregtarët e tregut të Vlorës

May 11, 2026
Liza e qymyrit

Prokurori sadist si teoricien i demokracisë!

May 11, 2026
Rregulla të reja për gjuetinë, ja si do të jepen me qira zonat e mbarështimit dhe ripopullimit të faunës

Rregulla të reja për gjuetinë, ja si do të jepen me qira zonat e mbarështimit dhe ripopullimit të faunës

May 11, 2026
Motra e Xhuana Nikollaj mesazh rrëqethës: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës

Motra e Xhuana Nikollaj mesazh rrëqethës: Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës

May 11, 2026
Martin Short flet për herë të parë pas humbjes tragjike të vajzës: Ka qenë një makth!

Martin Short flet për herë të parë pas humbjes tragjike të vajzës: Ka qenë një makth!

May 11, 2026
Pak para nisjes së Ligës së Kombeve, Kosova do të përballet me Çekinë dhe Andorrën në miqësore

Pak para nisjes së Ligës së Kombeve, Kosova do të përballet me Çekinë dhe Andorrën në miqësore

May 11, 2026
Rama dekoron Tedi Papavrami me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

Rama dekoron Tedi Papavrami me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

May 11, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Avokati kërkon hetim për protestat e PD-së: Kush i rekruton të miturit dhe kush u jep mjetet piroteknike?

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In