• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Makinat elektrike në Europë tejkalojnë një milionëshin

by Java News
27/08/2018 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Europë ka sot më shumë se një milion makina elektrike, pasi shitjet u rritën me më shumë se 40 për qind në gjysmën e parë të vitit. Sipas shifrave më të fundit, Europa ka arritur këtë shifër thuajse një ditë pas Kinës, që ka një treg më të madh makinash, por para Shteteve të Bashkuara, që pritet të arrijnë shifrën e një milion makinave elektrike më vonë këtë vit, kryesisht për shkak të oreksit të shtuar për modelin më të fundit të Teslas.

Nga janari deri në qershor, rreth 195 mijë makina elektrike janë shitur në të gjithë BE-në, Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër, një rritje prej 42 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me rritjen e shitjeve, numri total pritet të shkojë në 1.35 milionë deri në fund të vitit, sipas analistëve. Sipas këtyre të fundit, një milion makina elektrike në Europë është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt elektrifikimit dhe plotësimit të objektivave për emetimet, por sidoqoftë nuk është i mjaftueshëm.

Shifrat përfshijnë makina plotësisht elektrike, por edhe makina hibride, që mund të udhëtojnë në distanca të shkurtra me bateri, para se të kalojnë te motori konvencional. Pavarësisht se shitjet e makinave po rriten, ato sidoqoftë përbëjnë vetëm 2 për qind të të gjitha makinave të reja që regjistrohen në Europë.

Norvegjia kryeson në këtë fushë me 36.500 makina elektrike të shitura. Vendi ka qenë prej kohësh në pararojë për sa u takon makinave elektrike, kjo falë edhe nismave bujare të qeverisë. Sidoqoftë, numri i rritur i makinave elektrike në Gjermani tregon se, tregu më i madh i makinave në Europë pritet ta lërë pas Norvegjinë deri në fund të vitit. Holanda dhe Danimarka kanë shënuar po ashtu rritje, por Britania e Madhe nuk po e ndjek ritmin.

ma.me

Next Post
Takimi i kryeministrave të Ballkanit nën “hijen” e debatit për kufijtë Kosovë-Serbi

Takimi i kryeministrave të Ballkanit nën "hijen" e debatit për kufijtë Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

March 16, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Qëllimi i Rithemelimit ishte që ta kthente partinë në emër të Sali Berishës”

March 16, 2026
“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

March 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

March 16, 2026
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

Bojkoti i Parlamentit nga PD, Balla: Nesër pr/rezolutë kundër Iranit. Kush mungon, s’ia do të mirën Shqipërisë

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In