• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Makinat e parkuara ishin burim ndotje”/ Banorët dhe tregtarët mirëpresin korsinë e biçikletave te “Myslym Shyri”:

by Java News
08/05/2020 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga “Myslym Shyri”, një nga më të njohurat në kryeqytet, është një nga rrugët që po u dedikohet përdoruesve të biçikletave. Prej pak ditësh, në një anë të saj, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për vendosjen e sinjalistikës për korsi të dedikuar biçikletash, duke e kthyer këtë segment një nga akset më të lakmuara për biznes.

Për 30 vjet, kjo rrugë është përdorur më së shumti për parkim makinash, duke rritur jo vetëm nivelin e ndotjes së ajrit në këtë zonë, por edhe rrezikun potencial për këmbësorët dhe përdoruesit e shumtë të biçikletave, të cilët për shkak të kësaj rrezikshmërie, detyroheshin të ecin në trotuare. Rr. “Myslym Shyri” përdoret nga një numër gjithnjë e në rritje përdoruesish të biçikletave, ku vetëm javët e fundit shitja e tyre është trefishuar.

Si në rrjetet sociale, por edhe në kronika të ndryshme televizive, përdoruesit e biçikletave kanë kërkuar që Bashkia e Tiranës të rishikojë qëndrimin ndaj kësaj rruge, duke u mundësuar qytetarëve të kenë korsinë e tyre të sigurtë për të ecur me biçikleta. Agim Dado, është njëri prej tyre, përdorues i rregullt dhe prej vitesh i biçikletës. Ndonëse ka edhe makinë, ai parapëlqen që të shkojë në punë, tek tregu i “Medresesë” me biçikletë.

Por, Agimi shprehet se Rr. “Myslym Shyri” është një rrugë “horror” për përdoruesit e biçikletave. “Kemi dëgjuar disa kohë më parë së bashkia do të krijojë dhe te “Myslym Shyri” një rrugë të dedikuar për biçikletat. Eshtë vërtetë një akt për t’u vlerësuar. Rruga mbahet peng për 50 makina që parkojnë anash saj, duke u kthyer në shqetësim të madh për ne si përdorues biçikletash.

Zhurmë, pluhur, tymra. Ky është rezultati i deritanishëm i parkimeve anësore. Kjo situatë duhet të marrë fund, se për shkak të dendësisë së popullatës, rruga është kthyer në makth për ne”, thotë Agimi. Si ndikojnë korsitë e biçikletave te biznesi? Migena Skonja, shitëse në Rr. “Myslym Shyri”, shkon përtej ambicies që ka bashkia, për vendosjen e një korsie të dedikuar për biçikletat. Sipas saj, duke qenë se rr.

“Myslym Shyri” është një rrugë tipike tregtare, ajo duhet të kthehet në pedonale, me akses vetëm për mjetet e urgjencave si ambulanca, zjarrfikset e makinat e policisë.

“Të bëhet pedonale! Vendparkime makinash për qytetarët rezidentë ka plot pas pallatave. Blerësit, në pjesën dërrmuese, janë banorë të zonës, të cilët vijnë në dyqane në këmbë ose me biçikleta, e s’kanë nevojë për makina. Janë shumë të vonuar për rrugën për biçikleta. Makinat që parkohen vetëm tym e pluhur ngrenë. Besoj se do ketë impakt pozitiv edhe për biznesin. Shpresoj shumë”, thotë Migena.

Hapësira që fitohet me heqjen e makinave të parkuara dhe krijimin e një korsie të sigurtë biçikletash është një mundësi më shumë për bizneset e zonës. Blerësit që frekuentojnë këto dyqane do ta kenë më të thjeshtë t’i aksesojnë ato, për shkak se tanimë nuk është nevoja të vijnë me makinë dhe të sorollaten me orë të tëra për gjetjen e një vendi për parkim.

Punimet në rr. “Myslym Shyri” për ndërtimin e segmentit të dedikuar për përdoruesit e biçikletave përfundojnë këto ditët, ndërkohë që në Tiranë vijon vendosja e sinjalistikës për korsitë edhe në 20 rrugë të tjera, si ajo te Liceu Artistik apo te Parku Olimpik.

g.kosovari

Next Post
Qeveria jep 18 milionë lekë për Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve

I shkarkoi vetingu, SPAK nis hetimet për 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In