Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash mesditën e kësaj të mërkure në Durrës.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemën dhe një shtyllë në hyrje të portit.
Burime nga policia konfirmojnë, se si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar lehtë dhe është dërguar në Urgjencën e spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Aksidenti tjetër është regjistruar tek Unaza e Re në Kënetë, ku një automjet është kthyer përmbys pasi është përplasur me trafikndarësen.
Fatmirësisht nga kjo përplasje nuk ka mbetur asnjë i lënduar, ndërsa raportohet për dëme të shumta materiale.