• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Makina u fik në ujë, vajza doli me litar”, kryebashkiaku Marinaj tregon dinamikën e ngjarjes ku vdiqën babë e bir

by A R
21/11/2022 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat polumbare dhe ato të emergjencave civile pas 16 orëve kërkime, kanë mundur të gjejnë trupat e pajetë të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj të cilët kishin humbur pasi makina me të cilën udhëtonin u mor përpara nga uji i rrëmbyeshëm. Trupat e tyre u gjetën brenda makinës në gjatësinë e përroit, në Bogë, disa kilometra larg vendit ku edhe ndodhi ngjarja

Ngjarja tragjike ka ndodhur mesditën e së dielës në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, kur 50-vjeçari Pjetër Rushaj duke drejtuar një automjet me të cilin udhëtonte djali dhe vajza e tij, tentoi të kalojë përroin e cila ka shpëtuar nga një banor i zonës.

Në një lidhje direkte për Klan News, kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ka treguar dinamikën e ngjarjes. Kryebashkiaku Marinaj ka thënë se referuar dëshmisë së disa turistëve të ndodhur në vendin e ngjarjes, drejtues të mjetit i është fikur makina në përrua, më pas i ka thënë vajzës të dalë nga makina dhe të marrë një litar në mënyrë që ta tërhiqte dikush nga ana tjetër.

Kryebashkiaku Marinaj ka thënë se terreni aty ku ka ndodhur ngjarja është shumë i vështirë, me shkëmbinj dhe për pasojë babë e bir nuk kanë mundur që të mbijetonin.

Pyetje: Si ka ndodhur që babë e bir humbën jetën dhe vajza ka arritur të shpëtojë? Çfarë thonë banorët e zonës dhe dëshmitarët e ngjarjes që kanë qenë prezent në këtë ngjarje të rëndë?

Tonin Marinaj: Sipas dëshmisë së disa turistëve, Pjetri me familjen ishte duke zbritur poshtë. Kuptohet që kanë kaluar aty dhe makina të tjera dhe mesa duket, makina i është fikur, vajzës i ka thënë që dil dhe merr një litar për ta tërhequr dikush tjetër nga ana tjetër. Aty pastaj ka ndodhur tragjedia ku dhe turistët kanë thënë që i kanë parë duke dalë nga makina. Ky përrua është shumë i fuqishëm kur fryhet, mund të them se ka vite që nuk ka pasur atë fryrje dhe terreni është shumë i keq. Është një përrua shumë i keq, me shkëmbinj, me terren të rënduar dhe nuk e kanë pasur të mundur të mbijetonin.  Ne sapo e morëm vesh edhe banorët e zonës dhe të gjithë strukturat shtetërore kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Si rrjedhojë e terrenit të vështirë, pavarësisht se ne të gjithë kishim shpresë, por fatkeqësisht…

/a.r

Next Post
240 efektivë të FA zbarkojnë në Shkodër e Lezhë, Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Bëni kujdes gjatë orëve kritike

240 efektivë të FA zbarkojnë në Shkodër e Lezhë, Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Bëni kujdes gjatë orëve kritike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

January 20, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Grupi Parlamentar i PD-së shkresë zyrtare SPAK: Hetoni Irena Gjokën pa vonesa

January 20, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

(E PLOTË)- Kryebashkiaku Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

January 20, 2026
(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

January 20, 2026
Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

January 20, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In