Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e kësaj të diele, në zonën e Dajtit në Tiranë.
Një makinë tip ‘Mitsubishi Pajero’ me targë AA255JH, u aksidentua duke dalë nga rruga në afërsi të fshatit Surrel.
Mjeti përfundoi në greminë, rreth orës 17.30 të pasdites së djeshme.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjeti vdekjen 38-vjeçari Florenc Vishkurti, si dhe u plagosën Lulzim Balla 50 vjeç dhe Zyhdi Alçani 55 vjeç.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin, si pasojë e lagështisë në rrugë.
Vishkurti gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërkohë që dy të tjerët ndodhen në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë rrethanat e ngjarjes.
a.ç