Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën e “Kavajës” rreth orës 23:35, ku 21-vjeçari me inicialet L.B., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve./ b.h