Një makinë në të cilën udhëtonte babai dhe dy fëmijët e tij 10 dhe 16 vjeç është përfshirë në një aksident pak pas mesnatës në aksin Maminas- Gjiri i Lalzit.
Sipas policisë së Durrësit “rreth orës 00:35 shtetasi B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën, për pasojë mjeti ka marrë flakë”
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit dhe dy fëmjët 10 e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.
Grupi Hetimor mbëriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
g.kosovari