Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pas mesditës së sotme në Vlorë.
Rreth orës 13:50 ka ndërruar jetë në spital, 66-vjeçari Agim Soro, banues në Vlorë.
Viktima ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në lagjen “24 Maji” dhe është goditur aksidentalisht nga automjeti tip “Fiat”.
Drejtuesi i mjetit A.Ç., 52 vjeç, banues në Vlorë është shoqëruar nga efektivët e policisë për veprime të mëtejshme.
Aktualisht po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
/a.rada











