Një person ka vdekur dhe katër janë plagosur nga dy aksidente që janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër dhe në Milot. Në aksin Shkodër-Lezhë makina ka përplasur një kalimtar për vdekje rreth orës 09:00. Viktima është Zef Uka nga fshati Hajmel i Vaut të Dejës.
Nga të dhënat e para mësohet se Uka i ka prerë rrugën makinës, që e përplasi për vdekje. /l.m