Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Pogradec.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40, në aksin nacional Pogradec – Korçë, në afërsi të fshatit Buçimas.
Sipas burimeve policore për noa.al, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.
/a.r