Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku një makinë ka përplasur kalimtarin.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në tek ‘Rruga e Qelqit’, ndërsa shoferi nuk ka ndaluar, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa personi i plagosur është dërguar në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
a.ç