Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Tiranë.
Teksa po tenton të kalonte rrugën, një kalimtare grua është përplasur nga makina në zonën e Laprakës.
Gruaja e moshës rreth 53-vjeçe, është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit si dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
a.ç