Ish-kryeministri Sali Berisha, publikoi një video të një makine në flakë, duke bërë me dije se asaj i kishin vënë eksploziv.
“Shpërthim eksplozivi ne një makine, duket si Kabul por ndodhet ne autostradën Fier-Vlore! Sb”, -shkruante Berisha në profilin e tij në ‘Facebook.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë së Fierit, ku përmes një njoftimi për mediat, sqaron se në fshatin Levan, Fier, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Benz” me drejtues D.R, 26 vjeç, banues në Fier.
Blutë e Fierit, vazhdojnë me tej, se nga hetimet e para dyshohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e një shkëndijë elektrike në motor.
Lidhur me ngjarjen, policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit në mjet.
a.ç