Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku nJë automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Policia e Elbasanit njofton se aksidenti ka ndodhur tek “Kthesa e Murrashit”.
Sipas të dhënave, me automjet po udhëtonin disa persona. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe zjarrfikëses dhe po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r