Aksident në Lushnje. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre është kthyer përmbys.
Nga aksidenti kanë mbetur 4 persona të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit ndërkohë që policia ka shkruar në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/s.f