Një aksident rrugor është regjistruar gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në aksin Belsh-Kajan.
Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur.
Nga aksidenti janë plagosur dy persona të cilët u dërguan në spitalin e Elbasanit.
Një prej është çuar në spitalin kirurgjik ku i është nënshtruar një ndërhyrje dhe paraqitet në gjendje të rëndë.
Burime bëjnë të ditur për Panorama.al se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë.
Tashmë pritet një reagim nga policia për të bërë sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve.
g.kosovari