Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme (11 gusht) në aksin Milot-Rrëshen, me pasojë 2 persona të plagosur, por pa rrezik jete.
Mësohet se drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga kryesore.
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi 25-vjeçar i automjetit dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.











