Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Librazhd.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Qukës-Stavaj-Librazhd, ku një automjet tip “Golf” me drejtues K.V., 66-vjeç, banues në fshatin Karkavac, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një bordurë.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe një 36-vjeçare me inicialet Sh.V., pasagjere në makinë.
Ata janë transportuar në spitalin e Librazhdit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/b.d