Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lumin Lanë në kryeqytet.
Sipas personit që dërgoi pamjet në rubrikën “Ti Raporton”, ngjarja ka ndodhur përballë Ministrisë së Mjedisit, në urën që lidh të dy krahët e bulevardit.
Makina ka rënë duke prishur kangjellat anësore të urës. Sipas të njëjtit burim, drejtuesja femër e mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në faqet anësore të lumit.