Përbërësit:
400 gr Ziti Napoletani (lloj makaroni)
500 gr mish viçi
450 gr qepë
60 gr selino
60 gr karota
vaj ulliri
kripë
piper
rosmarinë
1 gjethe dafinë
1 litër lëng mishi
Përgatitja:
Fillimisht presim hollë qepët, karotat dhe selinonë, ndërsa presim me copa të vogla mishin. Në një enë shtojmë vajin e ullirit dhe vendosim në skuqje, selinonë dhe karotat për rreth 4 minuta. Sapo të kenë marrë pak ngjyrë, ulim zjarrin dhe shtojmë qepën e më pas mishin. E përziejmë masën me anë të një lugë druri dhe më pas shtojmë gjethen e dafinës dhe pak rozmarinë. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr të ulët për rreth 3 orë, duke e kontrolluar çdo 15 – 20 minuta dhe duke u kujdesur që të ketë pak lëng.
Pas 3 orësh, masën e rregullojmë me kripë e piper sipas dëshirës, shtojmë lëngun e mishit pjesë pjesë (2 – 3) dhe gjatë kësaj kohe e mbulojmë dhe e lemë të ziejë në zjarr të ulët për 2 orë. Në përfundim masa duhet të jetë e trashë dhe homogjene.Kur salca të jetë gati ziejmë makaronat. I kullojmë dhe më pas i përziejmë me salcën e përgatitur