• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Makao me ‘sytë’ nga Kina, pandemia ndikoi në turizëm dhe te lojërat e fatit

by A R
17/11/2020 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos do të shtojë përpjekjet për mëkëmbjen ekonomike dhe për t’u integruar aktivisht në zhvillimin e përgjithshëm të vendit vitin e ardhshëm, tha të hënën kryeekzekutivi i Makaos Ho Iat Seng.

Në fjalimin e tij mbi politikat për vitin fiskal 2021, Ho shprehu bindjen për mëkëmbjen ekonomike të Makaos, por pranoi që ky proces do të jetë i ngadaltë.

Sipas tij, në vitin 2021, qeveria e Rajonit të Posaçëm do të përpiqet të zbatojë masat antiepidemike, të nxitë mëkëmbjen ekonomike, të diversifikojë ekonominë vendase, të ruajë sigurinë kombëtare e stabilitetin shoqëror dhe të integrohet aktivisht në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Ekonomia e Makaos është ndikuar nga pandemia e COVID-19, posaçërisht në fushën e turizmit dhe të lojërave të fatit, dhe kjo ka nxitur nevojën për diversifikimin e saj.

Ho thotë që qeveria do të përpiqet për ngritjen e nivelit të sektorëve tradicionalë, do të promovojë zhvillimin e sektorit modern financiar, do të forcojë tregtinë elektronike ndërkufitare, të zhvillojë më tej kulturën e sportet dhe do të shtojë mbështetjen për kompanitë e vogla e të mesme.

Ndërkohë, Makaoja do të vazhdojë të përmirësojë sistemin ligjor dhe mekanizmin e zbatimit për ruajtjen e sigurisë kombëtare, si edhe do të forcojë arsimin përkatës. Do të merren masa për të parandaluar depërtimin dhe ndërhyrjen nga forcat e jashtme.

Kryeekzekutivi theksoi gjithashtu mundësitë e reja për Makaon, në një periudhë kur Kina po përpiqet të zbatojë planin e 14-të 5-vjeçar.

Next Post
Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë/ Roth: Është në interes të BE. Procesi i anëtarësimit s’duhet të bëhet…

Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë/ Roth: Është në interes të BE. Procesi i anëtarësimit s'duhet të bëhet…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com