Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Propisht të Pogradecit, teksa një shtetas ka goditur bashkëshorten e tij me thikë pas një konflikti. Nga informacionet e para mësohet se L. Çekani 35 vjeç ka mbetur e vrarë, ndërkohë që policia ka nisur kërkimet për autorin, i cili është bashkëshorti i viktimës.
Zamir Çekani, i cili është larguar nga bensa, ka goditur gruan e tij me thikë në krah. Ndërkohë, policia e ka gjetur viktimën jo vetëm të gjakosur, por edhe të lidhur me litar në fyt. Për të zbuluar shkaqet dhe mënyrën e krimit brenda familjes Çekani, policia ka nisur hetimet.









