• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majmunët e dinë mirë kur kanë të drejtë e kur e kanë gabim

by Java News
01/10/2017 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Majmunët, në fakt, kanë metakognicion. Hulumtimi i publikuar në revistën Royal Society B zbulon se majmunët posedojnë metakognicion, apo aftësinë për të kuptuar nëse dinë diçka apo jo. Metakognicioni është, me pak fjalë, një sërë procesesh kognitive për proceset kognitive personale.Studimi u krye nga Universiteti i Rochesterit.

U hulumtua aftësia njerëzore e refuzimit që të përgjigjen në pyetje kur janë më parë të vetëdijshëm se nuk e dinë përgjigjen e saktë, transmeton Koha.net. Ky studim u bazua në idenë se sa e lehtë është të dëgjosh, të shohësh ose të perceptosh diçka.Gjatë studimit, majmunëve iu treguan simbolet në ekran.

Pas shikimit, majmunët duhej ta njihnin ndonjë simbol të caktuar nga një varg simbolesh të tjera dhe duhej të vinin bast në atë se sa të sigurt ishin që në pyetje është fotoja e njëjtë. Ata mund të vinin bast deri në tre zhetonë, por nëse vinin bast me sasinë më të lartë të zhetonëve atëherë në rast të gabimit do të humbnin gjithçka.

Nëse do të vinin bast vetëm me një zheton, atëherë do ta merrnin nga një zheton pavarësisht nëse kishin të drejtë apo jo. Gjithashtu, një numër i caktuar i zhetonëve majmunëve u siguronte ushqime.

U zbulua se majmunët zakonisht vendosën baste të larta kur ishin të sigurt se bëhej fjalë për simbolin e njëjtë. Kjo ndodhi më së shumti kur simboli i përsëritur e kishte një kontrast të madh.

Nëse kontrasti u zvogëlua dhe simboli ishte më pak i qartë, majmunët zakonisht vendosnin të bënin bast më të ulët, që do të thotë se ishin më pak të sigurt në përgjigjen e tyre.

“Metakognicioni është një mënyrë e shpejtë për të gjykuar nëse e dini përgjigjen apo nuk e dini”, tha Stephen Ferrigno, autori kryesor i studimit.

“E njëjta gjë ndodh me majmunët. Nëse e shikojnë foton e mostrës mirë dhe e njohin atë më lehtë, ata do të jenë më të sigurt në atë përgjigje dhe do të vënë bast më shumë zhetonë”.

Besohet se studimi i sipërpërmendur do të na ndihmojë të kuptojmë se si zhvillohet metakogncioni tek fëmijët, përcjell Koha.net. Kjo në fund mund të çojë në të mësuar të mirë ose të keq, duke parashikuar se cilat rrethana do të mundësojnë më shumë metakognicione.

“Njerëzit e kanë një grup të iluzioneve metakognitive, d.m.th. besimeve të rreme rreth asaj se si të mësojnë apo të mbajnë mend në mënyrën më të mirë,” tha Jessica Cantlon, bashkautore e studimit. “Studimi i metakognicionit tek primatet jonjerëzore mund të na japë një mbështetje në studimin e metakognicionit tek fëmijët”. (b.an)

Next Post
Mourinho: Fellaini është vërtetë luftëtar i madh

Mourinho: Fellaini është vërtetë luftëtar i madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In