• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majmunë politikë me imunitet

by Fatos Tarifa
06/11/2023 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Kur Aristoteli e cilësoi njeriun një “kafshë politike” (political animal), ai nuk kishte parasysh majmunin. Njeriu, për Aristotelin, është një qenie shoqërore me aftësinë të flasë, të arsyetojë moralisht e në mënyrë racionale.

Këto aftësi e veçojnë njeriun esencialisht–dhe gjenetikisht–nga të gjitha krijesat e tjera të natyrës, edhe nga kushërinjtë etij majmunoidë, duke i dhënë kësaj “kafshe politike” cilësi njerëzore, shoqërore. Por nuk e bëjnë një “majmun politik”.

Aristoteli nuk kishte se si të fliste për “majmunë politikë” 2,400 vite më parë në Athinën e kohës së tij. Athina kishte njohur oligarkë aristokratë dhe përfaqësues demokratë të qytetarëve të saj të lirë, por filozofi i shquar, mësuesi i Aleksandrit të Madh, i Teofrastit dhe i Aristoksenit, nuk kish parë në kohën e tij përfaqësues të “demosit” që t’u ngjanin majmunëve që kacavirren nëpër dyer e dritare.

Pamjet e jashtëzakonshme e të pabesueshme që pamë sot në kangjellat dhe dritaret e godinës së zyrave të Kuvendit të Shqipërisë dëshmojnë majmunërinë politike të një pjese të atyre që do të duhej të përfaqësonin qytetarët shqiptarë në atë kuvend.

Në fakt, shkalla e emancipimit shoqëror e politik, madje edhe shkalla e zhvillimit intelektual e kulturor të majmunëve të tillë, është shumë më e ulët se sa ajo e shumicës së qytetarëve të këtij vendi që ata supozohet se i përfaqësojnë.

Ku kemi arritur! Në vitin e 23-të shekullit të 21-të dhe në të 33-in e një tranzicioni që pas çdo hapi para, bën dy hapa pas.

Ku na ka sjellë e ku po na mban kjo klasë politike që vetë ne, si qytetarë të këtij vendi, e kemi krijuar. Në mos e kemi krijuar, e kemi toleruar dhe ndihmuar të bëhet kjo që është.

Sot shkruaj për majmunët e politikës, për deputetë që sillen si majmunë, ose si majmunë që, fatkeqësisht, janë deputetë dhe, si të tillë, gëzojnë imunitet. Majmunë me imunitet. Imunitet për majmunë.

Natyrisht, jo të gjithë ata janë majmunë. Sot pamë vetëm disa të tillë. Pesë a gjashtë. Ka dhe të tjerë, por sot këta ranë në sy. Majmunë veshur me blue jeans që kacavirreshin këmbë e duar, si të parët tanë primatë, për të hyrë në atë godinë të Kuvendit të Shqipërisë me një qëllim të vetëm: të pengonin veprimtarinë e komisioneve të kuvendit duke prishur imazhin e atij institucioni që do të duhej të ishte një tempull i demokracisë. Një tempull ku ata të hynin fisnikërisht, si tempullarë, jo si majmunë.

Kjo është një pjesë e opozitës politike të këtij vendi. Jo e gjitha. Por e gjitha duket se nuk bëhet bashkë. Në fakt, sot në Shqipëri kemi politikanë opozitarë. I kemi në parlament dhe jashtë tij. Por nuk kemi një opozitë demokratike. Një opozitë që të respektonte rregullat e lojës demokratike.

Ky nuk është një fat i keq vetëm për opozitën. Ky është një fat i keq edhe për shumicën qeverisëse. Një fat i keq edhe për ata qytetarë që nuk e pëlqejnë qeverisjen dhe qeverinë e sotme, por që me këtë opozitë ndihen të papërfaqësuar.

Mungesa e një opozite të vërtetë është një fat i keq për vetë demokracinë tonë. Sepse pa opozitë, nuk ka demokraci.

Por, edhe pa një demokraci të vërtetë nuk mund të ketë opozitë të bërtetë. Është një situatë “Catch-22”. Njëra pa tjetrën dhe tjetra pa njërën nuk mund te ekzistojnë.

E kujt është përgjegjësia? Vetëm e opozitës? Jo. Përgjegjësia, sado destruktive të jetë një opozitë, nuk mund të jetë vetëm e saj. Pala që ka shumucën në parlament dhe drejton qeverinë ka gjithashtu përgjegjësinë e vet. Këtë përgjegjësi nuk e pranon ta marrë mbi vete as njëra, as tjetra palë. Ajo mbetet jetime. Por nuk është e tillë. Ka edhe nënë, edhe babë.

Duke i kundërshtuar dhe dënuar qëndrimet destruktive të opozitës dhe majmunërinë e sotme të disa eksponentëve të saj në kangjellat dhe dritaret e godinës së kuvendit, unë nuk i shfajësoj dot shumicën dhe drejtuesit e saj, as kryeministrin e vendit që e drejton këtë shumicë në një mënyrë autoritariste.

Të kërkosh ngritjen e komisioneve hetimore në kuvend është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Kështu ndodh në çdo demokraci.

T’ia mohosh opozitës këtë të drejtë është jodemokratike, është antidemokratike. Kështu nuk ndodh në asnjë demokraci.

Shumica duhet të sillet ndaj pakicës dhe ta trajtojë atë siç do te dëshironte ajo vetë të trajtohej nga kjo pakicë e sotme nëse ajo eventialisht bëhej nesër shumicë.

Çështa, me sa kuptoj unë, është se, fatkeqësisht, kjo shumicë nuk ka frikë–dhe as mendon–se nesër mund të jetë pakicë. Një siguri e tillë, iluzore ose jo, jo rrallë e bën shumicën të mos u kushtojë vëmendjen dhe seriozitetin e duhur kërkesave të pakicës opozitare dhe të sillet në një mënyrë jodemokratike ndaj saj.

Kjo vlen të thuhet sidomos për kryeministrin e vendit, i cili si kreu i partisë në pushtet, ka shkëputur thuajse çdo marrëdhënie me opozitën dhe, në një masë të konsiderueshme, edhe kontaktet me qytetarët, duke u shndërruar në një “podcaster”.

Nga ana tjetër, vetë opozita e sotme, pavaresisht disa kërkesave legjitime të saj, ka mbetur peng i një individi moralisht e politikisht të rrënuar, të pashpresë e të padëshiruar, me të cilin nuk shkojnë dot askund, me të cilin nuk bëjnë dot asnjë hap përpara, nuk bëhen dot të besueshëm për shumicën e shqiptarëve dhe as të aftë ta kontestojnë e konurrojnë seriozisht shumicën e sotme në pushtet.

Ndarja e saj e vendosur dhe përfundimtare nga ai njeri do të ishte për opozitën gjesti i parë i kthimit në racionalitet dhe hapi i parë i rimëkëmbjes së saj politike, të cilit “rithemelimi” nuk i ndihmoi aspak./dita

Next Post
VIDEO/ Pamjet e aksidentit te Kryeministria, çifti i të rinjve goditet nga mjeti në trotuar

VIDEO/ Pamjet e aksidentit te Kryeministria, çifti i të rinjve goditet nga mjeti në trotuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

February 13, 2026
Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

February 13, 2026
Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

February 13, 2026
Spiropali nga Mynihu: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Spiropali nga Mynihu: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

February 13, 2026
U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

February 13, 2026
Fake News/ ISHP përgënjeshtron raportimet: Nuk ka shpërthim të fruthit në kopshtet e Tiranës

Fake News/ ISHP përgënjeshtron raportimet: Nuk ka shpërthim të fruthit në kopshtet e Tiranës

February 13, 2026
Ndryshime të tjera në qeveri, Vilma Guri pason Vali Bizhgën si shefe e kabinetit

Ndryshime të tjera në qeveri, Vilma Guri pason Vali Bizhgën si shefe e kabinetit

February 13, 2026
Engjëll Agaçi tërhiqet nga posti i Sekretarit të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet edhe Vali Bizhga

Engjëll Agaçi tërhiqet nga posti i Sekretarit të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet edhe Vali Bizhga

February 13, 2026
Kriset marrëdhënia Miri-Selin, banorja: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur për…

Kriset marrëdhënia Miri-Selin, banorja: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur për…

February 13, 2026
Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In