• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majlinda është vetëm një telefonatë më larg

by Java News
06/01/2019 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zefina Hasani/

“Unë Sarajevë” ishte mbishkrimi që mbante numri i ri i telefonit, të cilin Majlinda na e plasi një ditë në whatsapp, në grup, pikërisht kur ishim në kulm të komunikimit tonë të zakonshëm, hidh e prit, ndër të qeshura me shpirt.

Deshi ta kalonte në atë kuturu komunikimi përcjelljen e numrit, që duke i përkitur një tjetër vendi, pra një tjetër largësie, do të na mërziste. Ajo e dinte këtë, por s’ia doli dot! Batutat u ngrinë, sosën në atë sekondë. “Po prit moj, duro!”- s’duroi dot pa i shkruar Ani, refuzuese, në emër të të trejave neve.

“Po e vë punën përpara Majlinda. Ja, na sistemoi dhe me numrin e ri”- shtoi më pas Arjeta, në përpjekje për të shkrirë batutat. “Do ta mbaj këtë numrin Vodafone që kam. Këtu do të vazhdojmë të flasim, por ruajeni dhe numrin e ri, ta keni për çdo rast emergjence, kur do t’ju duhem”!

Majlinda gjeti kështu mënyrën e saj sportive për të zbutur ligështinë që krijon çdo lloj ikjeje e njeriut që do e që ke fort përzemër.
Ne që e njohim mirë, e prej kohësh, kuptuam (këtu po bëhem unë pohuese në emër të të trejave) se Majlinda ndoqi kështu zakonin e vet, gjeti rehatinë e saj, duke na siguruar ne (të tjerave) se s’do të jetë veçse një telefonatë më larg, nga Sarajeva, Brukseli a çdo vend tjetër i Europës, ku do t’i duhet të jetë non stop këto vite.

S’na çuditi aspak, sepse kështu ka qenë gjithmonë ajo. Eshtë ndierë rehat veç kur ka mundur të bëjë ç’të mundet për të tjerët. Eshtë gjithmonë aty ku don, me shpirt e mendje, të jetë. Në turravrap, gati, në çdo kohë, veç një telefonatë larg, jo vetëm për familjen, miqtë e të afërmit por dhe për punët, përgjegjësitë, detyrimet.

Dikur ishte për lajmin që duhej përkthyer, shkruar, redaktuar e transmetuar me korrektësi nga ekrani; për studentët e saj në fakultet; për fenomenet e shëmtuara të shoqërisë që duheshin ndjekur në skutat më të errëta të krimit, denoncuar e luftuar; për dhunën ndaj gruas e fëmijës…

Mandej ishte për hallet e votuesve të saj të parë e të fundit; për komisionet parlamentare, ligjet e amendamentet që duheshin propozuar, shtuar e ndryshuar për politika më të sakta e më konkrete; për nevojën jetësore të udhëtimit pa viza të çdo shqiptari; për konferencat ndërkombëtare, takimet diplomatike e negociatat me Brukselin, për të shënuar e firmosur data e hapa të rëndësishëm drejt aspiratës së madhe evropiane, si ministre e Integrimit të Shqipërisë në BE.

Ka qenë vetëm një telefonatë larg për çdo ditë të mirë e të vështirë, të pozitës e opozitës, për çdo aksion e debat politik, brenda dhe jashtë parlamentit, për të luftuar, mbrojtur e gëzuar për gjithçka të fituar me dinjitet e pasion.

Ka qenë vetëm një telefonatë larg për t’u gjendur aty ku mendimi se gjërat duhen udhëhequr nga politika civile e evropiane dhe jo anakronike e anarkike, duhej të thuhej hapur, në shesh të mejdanit, duke marrë mbi vete rriskun e sulmit politiko-tekanjoz e të përfoljes anonime-inatçore.

Edhe jashtë rutinës parlamentare ajo mbeti vetëm një telefonatë larg, për të zbërthyer kritikën e saj mbi gjithçka që i është dukur se po shkon keq e më dreq në këtë vend e për këtë popull, për të cilin ajo tani do të jetë më shumë se kurrë vetëm një telefonatë më larg.
Prej një tjetër drejtimi e niveli (si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal) ku e meritoi të jetë, si e bekuar prej fatit të së drejtit, që të mund të vazhdojë të bëjë edhe më shumë për shqiptarët.

Prej institucioneve evropiane ku njihen e respektohen ligjet, rregullat e vlerat profesionale e njerëzore, që ajo i ka mbartur e ligjëruar që në krye të herës.

Prej një tjetër vendi, të cilit na u desh t’i mësonim dhe prefiksin +387, që në momentin kur na e çoi numrin e saj të ri, me mbishkrimin “Unë Sarajevë”, vetëm pak ditë para se të ikte me vërte (pa u përcjellë 😜😘), jo për t’u ndarë, por për të qenë vetëm një telefonatë më larg, mes nesh dhe Europës, pasionit e fatit të saj politik.

Next Post
Largimi i emigrantëve forcon euron, ja me sa u këmbye sot monedha europiane

Hynë në 3 muaj nëpërmjet bankave, 112 milionë eurove nuk u dihet destinacioni

Comments 1

  1. Dashi says:
    7 years ago

    O Zefin pash zotin, po i ben furca ish shefes tani? Si nuk u lodhet xhanem

    Reply

Leave a Reply to Dashi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In