• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majlinda Bregu shprehet se integrimi rajonal nuk mund të bëjë përpara pa integrimin në BE

by Java News
09/11/2019 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, aktualisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal deklaroi gjatë një aktiviteti në Gjenevë se integrimi rajonal nuk mund të bëjë përpara pa integrimin në BE duke kritikuar vendimin për mos hapjen e negociatave.

“E di se nga këndvështrimi ynë ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë se po jetojmë në kohërat e Revolucionit të Katërt Industrial në botë. Por, kjo është e vërteta, dhe rajoni ka nevojë për të gjithë stimujt e mundshëm për ta përballuar këtë revolucion, për ta përdorur atë në interesin e tij më të mirë dhe të nxjerrë rritje dhe stabilitet ekonomik prej tij. Prandaj Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) që po nënshkruhet sot nga RCC-ja me Forumin e njohur Ekonomik Botëror synon të ndihmojë rajonin që të mbërrijë atje – duke përshpejtuar reformat kur bëhet fjalë për konkurrencën dhe novacionin tonë“, tha Majlinda Bregu pas nënshkrimit të memorandumit me Borge Brende, President i WEF-së, e pranishme në takimin e Liderëve të BB-së dje në Gjenevë.

“Çështjet bilaterale kanë ndikimin e tyre negativ mbi bashkëpunimin rajonal dhe tani, përveç kësaj, kemi një dritë të kuqe dhe për ndikimin e anëtarësimit në BE. Integrimi rajonal nuk mund të ecë përpara pa integrimin në BE. Pra, sfidat para nesh do të jenë edhe më të mëdha: të forcojmë bashkëpunimin rajonal në kohërat e pasigurisë dhe të realizojmë pritshmëritë ndaj Procesit të Berlinit lidhur me integrimin e rajonit në BE. Dhe, ndërsa BB-ja po pret për ca qartësi lidhur me zgjerimin e BE-së, ne kemi nevojë të zgjerojmë bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të BP-së. Të gjithë ne duhet ta kuptojmë qartë çfarë po ndodh me proceset e bashkëpunimit në rajon, sepse konfuzioni rreth kësaj teme do të shkaktojë më shumë ndikim negativ mbi bashkëpunimin rajonal“, tha Sekretarja e Përgjithshme Bregu pas takimit të liderëve.

“Rritja më e shpejtë ekonomike në Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm, ose i Zonës Ekonomike Rajonale – REA, siç e quajmë ne. Rajoni do të kursejë çdo vit 800 milion euro, rreth 1% të PBB-së së BP-së nëse koordinimi ndërkufitar në BP arrin mesataren e BE-së. Një REA funksionale ndihmon që ekonomitë të jenë konkurruese në shkallë të gjerë, novacioni përhapet më shpejt në një treg të unifikuar dhe nuk duhet të harrojmë se, kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne flasim për një treg me 18 milion banorë. Kjo është arsyeja pse partneriteti me ËEF-në është kaq i rëndësishëm – ai është një hap shtesë për nxitjen e Zonës Ekonomike Rajonale“, shtoi Bregu.

g.kosovari

 

Next Post
Çfarë fshihet pas bllokimit të anëtarëve në “Kushtetuese”/ Meta do të dekretojë partneren e Alibeajt. Kush është Marsida Xhaferllari

Çfarë fshihet pas bllokimit të anëtarëve në "Kushtetuese"/ Meta do të dekretojë partneren e Alibeajt. Kush është Marsida Xhaferllari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com