• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majlinda Bregu: Nga PD më përzunë, nuk ika vetë

by Java News
20/03/2019 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministrja e Integrimit gjate qeverisjes se demokratëve, Majlinda Bregu, prej kohësh nuk ndanë të njëjtat qëndrime me PD-në. E pyetur në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në lidhje me qëndrimin kritik te PD-së kur Bregu u zgjodh në krye të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal se largimi nga kjo forcë politike nuk ishte vendim I saj.

Majlinda Bregu: Unë nuk kam dalë nga PD. Ne na nxorrën nga PD, një grup ku unë isha pjesë. Nuk besoj se kam folur kurrë në dëm të Shqipërisë, as ndonjë gjë jashtë vijës partiake apo asaj që unë mendoja se si duhet të ishte apo të jetë PD-ja. Por shumë gjëra nuk kanë më rëndësi dhe besoj se gjëja më e mirë është distanca dhe ca njerëz nuk më interesojnë më fare.

Dervishi: Njerëz të rëndësishëm…

Majlinda Bregu: Secili e di veten për të rëndësishëm, por unë po them që janë ca njerëz që nuk më interesojnë fare. Pak rëndësi ka për mua kush është dhe sot në qeveri dhe kush do të jetë nesër. Do të jem çdo ditë e fokusuar për të bërë më të mirën sikur ta shoh Shqipërinë edhe një minutë më afër Europës. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të rajonit sepse jam e bindur që Europa është e vetmja siguri që mund t’u lëmë fëmijëve tanë.

E pyetur në lidhje me krizën politike në vend, Bregu tha: “Nuk do të doja kurrë ta shihja sot Shqipërinë në 2019-ën, me të njëjtën dinamikë zhvillimi si në ’97-ën”.

E vëreta e takimit mes Majlinda Bregut dhe eurodeputetëve, Bregu: Ishte koha kur ishin garantues të marrëveshjes së dekriminalizimit…

Ish- ministrja e Integrimi, Majlinda Bregu, e cila prej janarit mban pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal foli në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi rreth lajmit që qarkulloi disa ditë për parë për një takim mes saj dhe eurodeputetëve Kukan e Fleckenstein.

Videoja që u shfaq në rrjet I takon tetorit te vitit 2015, kur Majlinda Bregu mbante postin e kryetares se Komisionit Parlamentar te Integrimit.

“Ishte periudha kur Parita Demokratike e kishte shumë përzemër dhe falenderonte Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukanin sepse ishin ata iniciatorët dhe garantuesit e marrëveshjes së dekriminalizimit, një nga fitoret kryesore të PD-së.

Por mesa duket kohërat ndryshojnë. Kush të është mik në një moment, rezulton që pas disa vitesh, kur s’të vjen për shtat të të bëhet edhe armik. 

Të dy bashkë (Kukan e Fleckenstein) kanë qenë dhe janë dy nga personat më miqëor ndaj Shqipërisë”, tha Majlinda Bregu në RTSH.

Integrimi në BE, Bregu: Harrojeni datën e anëtarësimit

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu tha se integrimi I rajonit në BE varet nga përparimi që shënojnë vendet sa i përket konsolidimit të demokracisë, zbatimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit dhe forcimit të ekonomisë.

“Është më e rëndësishme ta përqëndrojmë vëmendjen tek transformimi që ndodh brenda nesh sesa tek rrugetimi si një process vetëm datash, se datën tashmë e kemi humbur si betejë”, tha Bregu në RTSH.

Ndërkohë Shqipëria pret qershorin për të marr vesh vendimin e Këshillit Europian sa I përket hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Next Post
Grupi i fajdeve në Shkodër, përgjimi: T’i gjej djemtë për 24 orë e t’i vras, o Paulin!

Grupi i fajdeve në Shkodër, përgjimi: T’i gjej djemtë për 24 orë e t’i vras, o Paulin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com