Kjo me sillet ne mend se shumti keto kohe sa here degjoj artikulime te merzitshme ose patetike, fajndejellese ose te padenja per rrugetimin e gjate te Shqiperise ne BE. Si asnjehere ne keto 3 vite e ca, po degjoj keto dite te flitet e perflitet se cdo gje qe ndodh, ka ndodhur, do te ndodhe ose nuk ndodh, nuk ka ndodhur e s’do te ndodhe, shpjegohet me rrugetimin europian te Shqiperise. Nuk ka fjalim, rrefim, bashkebisedim, ligj, reforme, antireforme, proteste, politikane, gazetare, shoqeri civile qe si mundesine dhe pamundesine per nje ndryshim, deri dhe tek deshtimet profesionale,te mos kene per kryefjale te shtjelles,standartet europiane.
Kush do te mburret flet ne emer te standarteve europiane, kush do te shaje flet prap ne emer te tyre. Thene ndryshe te gjithe ne radhe per te thene formulen e vet te betimit per dashurine Europiane. Nga te pergjegjshmit deri tek genjeshtaret patologjike te cilet hallin e kane me te madh se te gjithe. Jo vetem si beson njeri, por dhe ata vete s’I besojne askujt.
Nese te gjithe ne do te ishim te sinqerte, kjo do te ishte vlere kombetare. Por nese vazhdon e tirret keshtu, rrezikojme te behemi super qesharake me te vetmen siguri qe kemi per te qene nje vend normal: T’ju qendrojme vlerave europiane e te flasim nje zeri per nevojen qe ka Shqiperia per te qene si gjithe Europa!
Prej kohesh e kam thene dhe e perseris!
Shqiperia ka nevoje per nje Qendrim Unanim Kombetar per Integrimin Europian! Nje Konsensus jo vetem politik, por nje qendrim me nje Platforme Kombetare ku te shprehet vullneti i te gjithe aktoreve te shoqerise per kete proces. Perfshi ketu, media, shoqerine civile, biznesin.
Shprehja dhe testimi I te gjitheve perkundrejt objektivave të Integrimit Europian te Shqiperise eshte e vetmja perpjekja madhore konsensuale qe mund te benim ne kete faze. Dhe une nuk besoj se ne na mungon ndjenja kombetare. Na mungon vetedija dhe vullneti per tu shkeputur nga nje kod zakonor politik I shkaterrimit te ndersjelle . Pas ketij Qendrimi unanim, cdo detajim tjeter behet me i lehte.
Sot , ne diten e diskutimit dhe votimit te Buxhetit, nje Qeveri e pergjegjshme pasi flet pashterueshmerisht per nevojen e celjes se negociatave te anetaresimit, duhet te kishte sjelle sot bashke me Buxhetin edhe Programin Ekonomik te Paraanetaresimit.
Minimumi, nje vit para celjes se negociatave, duhet te kete nje plan te detajuar qe nuk eshte Plani Buxhetor afatmesem, por identifikimi dhe analiza e prioriteteve tona Kombetare dhe strategjive per adresimin sidomos te ceshtjeve ku interesat tona kombetare jane vitale; te gjithe politikes ekonomike te reformave strukturore; te prioriteteve kombetare; te krijimit te kushteve per te favorizuar investimet e huaja direkte; te mbeshtetjes se biznesit; masat afatmesme per te garantuar konkurrencen; te kostos qe administrata publike do te kete ne proces e te gjithe elementet e tjere te domosdoshem per kete rruge te mundimshme drejt Europes.
“Askush nuk bie ne dashuri me tregun e perbashkwt europian” –thoshte Jacque Delor.
Por pa emocion dhe devotshmeri, Europe nuk ka. Nderkohe qe Ekonomia eshte nje nga shtyllat kryesore sot edhe pse nuk vjen si kriter me vete post 5 kritereve per anetaresim, por eshte shtylla madhore qe ben dallimin mes idealizmit narrative dhe realitetit tone europian. Nuk jemi me te konkurueshem me vendet e rajonit, pasi renditemi te 5 ne ballkan ne raportin doing business. Perpera nesh eshte Maqedonia dhe Mali i ZI, vende qe kane nje klime shume me te mire te te berit biznes dhe barre fiskale ndjeshem me te ulet.
A do kete subvencione direkte per te punesuarit qe te mos jene barre per punedhenesin? Sic ben Serbia per te joshur investitoret e huaj? A do t kemi nje here te qarta se cilat do te jene zonat tona te lira ekonomike, funksionale falas? A do te kete perjashtim nga TVSH te mallrave qe levizin brenda zones se lire? Perjashtim nga tatim fitimi? Nese po per sa kohe? 5 vjet? 10 sic e ka Maqedonia?
Mali i Zi ka perjashtuar nga taksat per 3 vitet e para kompanite qe punojne ne zonat e pazhvilluara, pervec peshkimit,bujqesise e ndertim anijesh.
Po Turizmi? Po vendet e punes qe do te hape?
Cilet do te jene sektoret kryesore te ekonomise shqiptare qe mundesojne edhe Qeverine te mbaje pergjysem te pakten premtimin per 300 mije vende pune? Fason dhe call center? 25 mije te rinj dalin pa pune nese do te mbyllet biznesi call center.
Kurum nxori ne rruge mbi 700 punonjes. Armo rrezikon gjithashtu te rrise numrin e te papuneve.
A kemi ne nje mjedisi ekonomik nxitës per biznesin apo vetem per koncensionet qe nuk kane tavan fitimi dhe qe ne fund eshte vetem përqendrim i fondeve publike vetëm në pak emra?
E fundit per cfare na duhet te jemi gati ne,
A kemi nje llogaritje gjeo strategjike per efektin e bllokimit te Negociatave?
Shqiperia nuk eshte Florida, as Alaska. Eshte ne mes te nje rajoni qe murin e ka ne koke. Gardhin e ka kufi mendimi. Luften e ftohte e ka ceshtje krenarie kombetare. A kemi ne nje strategji tonen per pozicionimim e Shqiperise dhe peshen qe ajo do te kete ne rajon, edhe per shqiptaret kudo qe jetojne lidhur me hapjen e negociatave?
Ndaj nuk mjafton vendimi dhe data apo cdo thote Keshilli i Ministrave te BE- se ne Dhjetor. Nuk ma merr mendja se ka nevoje per shembuj larg nesh per te kuptuar se c”ndodh kur procesi I ecjes se nje vendi drejt Be-se ngec ne vend.
Nese doni qe te keni qeveri autokratike, arrogance, mungese investimesh te huaja, klime te renduar biznesi, papunesi me te larte, drejtesi te korruptuar, politikane rehati dhe kokebosh, nese doni qe ky vend te vazhdoje te paguaje cmimin e paaftesise, nepotizmit, klientelizmit, te administrates publike, nese doni qe ne burg te perfundojne ata q s’kane te paguajne dhe jo ata qe bejne krime, ata qe ujisin hashashin dhe jo pronaret e hektareve te mbjella me te, nese doni qe ne kete vend per festa kombetare te kemi secili ditelindjet e partive,perdorni integrimin e shqiperise ne BE si pengun e radhes.
Mire cmimin e anetaresimit ne Europe e dime, po cmimin e perjashtimit a e dime?