• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majlinda Bregu: Ballkani të jetë prioritet gjeopolitik i BE

by Java News
23/03/2019 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR), Majlinda Bregu mori pjesë në takimin joformal të Grupit të Punës për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB) në Sarajevë, të mbledhur nga Presidenca Rumune e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), në bashkëpunim me Kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Majlinda Bregu, nënvizoi se bashkëpunimi rajonal është një nga arritjet më të mëdha të rajonit, pasi “ka sjellë deri tani dy përfitime kryesore: stabiliteti, ndonëse po kthehet në fjale te shperdoruar, është ende një fjalë kyçe për rajonin; dhe po aq të rëndësishme përfitime të ndryshme praktike që pasqyrojnë jetën e përditshme të qytetarëve – si për shembull Zona Rajonale Ekonomike “.

“Megjithatë, ka ende rrugë të gjatë para nesh, shoqëruar nga shumë sfida dhe zgjerimi i bashkëpunimit rajonal në këto kohë pasigurie është më i madh. Nga ana tjetër, përfitimet nga bashkëpunimi rajonal vazhdojnë të gjenerojnë mbështetje pasi 72% e qytetarëve e duan këtë gjë.

Prandaj, nevojitet një shtytje e fortë nga të dyja palët për ta bërë këtë një histori suksesi: BB duhet të jetë prioritet gjeopolitik i BE-së dhe nga ana tjetër rajoni duhet të kalojë në përpjekjet për t’u bërë partner cilësor në procesin e zgjerimit.

BE ka qenë leva e vetme më e rëndësishme në rajon për të promovuar demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave themelore dhe pakicave. ” shtoi Bregu.

Takimi informal gjithashtu trajtoi modalitetet dhe mënyrat për të përshtatur dhe modernizuar mekanizmat e bashkëpunimit rajonal në rajon pasi që është në interes të përbashkët të BE-së dhe rajonit për të avancuar bashkëpunimin brenda Ballkanit dhe midis rajonit dhe BE-së, duke siguruar stabilitet dhe jetë më të mirë për qytetarët e tyre.

Si një grup pune i Këshillit të BE-së, COËEB është përgjegjëse për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e BE me rajonin e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën, Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë Veriore, Serbinë dhe Kosovën .

Grupi merret si me zhvillimin e përgjithshëm politik dhe ekonomik, ashtu edhe me proceset e stabilizimit dhe asocimit dhe bashkëpunimin rajonal.

Next Post
Vettingu i politikës, Çuçi: Propozimi i PD fsheh pas një ‘kleçkë’

Blendi Çuçi: Kemi rritur Sigurinë Ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
Të enjten Kuvend/ Zgjidhen anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP-it, dy interpelanca me Ramën e Lamallarin

Të enjten Kuvend/ Zgjidhen anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP-it, dy interpelanca me Ramën e Lamallarin

March 31, 2026
Ndeshja Kosovë-Turqi/ Asllanit i mohohet supergoli, nuk ka fitues në pjesën e parë në Prishtinë

Ndeshja Kosovë-Turqi/ Asllanit i mohohet supergoli, nuk ka fitues në pjesën e parë në Prishtinë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In