• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majko takon shqiptarët e Londrës: Të flitet shqip në familje, afrojmë diasporën

by Java News
19/03/2018 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli u bë zyrtari i parë i lartë shqiptar që vizitoi shkollën plotësuese shqipe në Kilburn të Londrës. Shkolla, e themeluar me iniciativë të organizatave shqiptare që veprojnë atje, ofron kurse të gjuhës shqipe gjatë së shtunës. Fëmijët, disa prej të cilëve të veshur me kostume tradicionale, i uruan mirëseardhjen ministrit Majko me këngë e recitime.

Ndërsa u përcolli falënderimet e tij mësuesëve dhe prindërve për punën e jashtëzakonshme, siç u shpreh, Majko e vuri theksin tek rëndësia e të folurit shqip ne familje. Sipas tij, nëna ka rolin kryesor në transmetimin e gjuhës tek fëmijët dhe shmangien e asimilimit të brezave të rinj. Ministri informoi mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e shoqatës “Ardhmëria” mbi planin e përbashkët të veprimit me qeverinë e Kosovës, sa i përket arsimit shqip në diasporë.

Majko Londer (1)

Marrëveshjet e arritura mes dy qeverive, tha Ministri, do të ndihmojnë për t’u mundësuar të gjithë shqiptarëve jashtë vendit qasje më të lehtë ndaj librave dhe arsimit shqip. Z. Majko foli për hapat e ndërmarrë për realizimin e kurikulave dhe ngritjen e grupit të punës që do të hartojë librat e standardizuar të gjuhës. Ministri vlerësoi qasjen miqësore të Britanisë ndaj komunitetit shqiptar dhe u shpreh i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit sa i përket diasporës atje.

Ndërkaq, në takimin me përfaqësues te komunitetit shqiptar në Londër, përfshirë edhe studentë, Majko tha se diaspora nuk është një çështje politike por ajo kërkon konsensus politik që të mundësohet ecja në një hap e diasporës me shtetin e vet.

Majko Londer (4)

Ndërsa e konsideroi një sfidë çështjen e diasporës, z. Majko tha se ishin ndërmarrë hapa të rëndësishëm për krijimin e strukturave që do të mundësojnë forcimin e marrëdhënies së shqiptarëve jashtë vendit me shtetin e tyre. Ministri informoi të pranishmit në sallë lidhur me ligjin për Agjencinë Kombëtare të Diasporës e gjithashtu për projektligjin ‘ombrellë’, i cili siç tha, do të strukturojë të gjitha institucionet që do të mbulojnë marrëdhëniet e shtetit shqiptar me diasporën.

‘Duam të krijojmë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë me diasporën, e cila nuk do të zbehet me ndërrimin e qeverive. Po përpiqemi ta institucionalizojmë atë, në mënyrë që të mos mbetet thjesht një dialog në distancë. Shteti shqiptar duhet të jetë në një linjë me diasporën e vet”, u shpreh Ministri.

Majko Londer (2)

Majko vlerësoi arritjet dhe sukseset e shqiptarëve në Britaninë e Madhe por e vuri theksin tek nevoja e një organizimi më të madh në nivele të ndryshme.

Duke përmendur aftësitë e brezit të ri, Ministri kërkoi më shumë angazhim për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar. Z. Majko foli edhe për përpjekjet që po bëhen për të krijuar kushte të favorshme për orientimin e biznesmenëve shqiptarë drejt vendit të tyre të origjinës. Gjatë vizitës së punës në Londër, Ministri i Shtetit për Diasporën vizitoi bustin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

I shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Qirjako Qirko dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, Majko vendosi një tufë me lule në monumentin e ngritur me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Homazhet përkojnë me kremtimet për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Majko Londer (1)

Ministri vizitoi edhe organizatën ‘Total Family Coaching’, e cila punon me fëmijët, të rinjtë dhe familjet, duke u ofruar ndihmë psikologjike dhe psikoterapeutike për tejkalimin e traumave apo problemeve të mëdha. Drejtuesja e organizatës është një shqiptare nga Prishtina, znj. Adelina Badivuku e ka gjithashtu punonjës të tjerë shqiptarë.

 

 

Next Post
Tentuan të vjedhin shtëpinë e të moshuarës, pranga dy të rinjve

Tentuan të vjedhin shtëpinë e të moshuarës, pranga dy të rinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In